• |
ide | kryesore

Shtyrja e dytë e ndeshjes së parë së kampionatit: ja kur do të luhet Partizani-Teuta

-Instant, F1, Sport
Teuta



Duhet të luhej në javën e parë, u shty për pas javës së 7 të kampionatit e tani përsëri nuk mund të luhet kur ishte programuar. Sfida e prapambetur e javës së parë, Partizani-Teuta, nuk do të luhet të mërkurën e 4 tetorit, me kërkesë të dy klubeve. Takimi në fakt ishte në kalendar për tu luajtur pasnesër në orën 15:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet. Tani, për këtë ndeshje do të ketë një tjetër datë.

Sipas asaj që mësohet nga FSHF, Partizani e Teuta kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet në 4 tetor për shkak të ngjeshjes së pazakontë të kalendarit. Duhet patur parasysh se dy skuadrat do të jenë sërish në fushë të dielën për javën e 8 të Superiores. FSHF në këtë pikë është në vështirësi të madhe, duke qenë se Partizani ka edhe një ndeshje tjetër për të rikuperuar: derbin e javës së 6 me Tiranën.

Lexo më tej: Video/ Fili rrëzon kryesuesit e Egnatias: triumfon 0-1 Teuta, që largohet nga zona e rënies

Sipas të gjitha mundësive një tjetër datë mund të gjendet vetëm pas impenjimeve të Kombëtares. Madje, me derbin e kryeqytetit të menduar për në 19 tetor, java e parë e kampionatit duhet të luhet edhe më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *