• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Diell dhe kthjellime

Lajme, Të fundit
motit, Fundjavë me diell dhe shi/ Mot i paqëndrueshëm, nga e hëna përmirësohet moti



Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të bëhen më të dukshme, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 28 km/h nga drejtimi juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat jugperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C. Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.

Maqedonia e Veriut

Dita e martë vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezente gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta, në pjesën më të madhe të MV, por zonat jugore dhe jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi permanent juglindor.

Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë. Po ashtu, do të vijojnë shirat e dendur në brigjet e detit të zi si edhe në pjesën më të madhe të Europës lindore duke bërë që herë pas here të jenë edhe rrebeshe, ndërsa e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *