• |
ide | kryesore

Taylor Swift pjesë e DeadPool 3?

Paparazzi



Ndërsa bota e futbollit dhe e muzikës është fokusuar në romancën e mundshme të Taylor Swift  me  Travis Kelce, fansat e filmit u fokusuan në diçka tjetër.

Këngëtarja e “Anti-Hero” u pa e ulur me aktorët Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman, duke bërë që disa adhurues të Marvel të spekulojnë se ajo ka marrë pjesë në “Deadpool 3”, i cili del në kinema më 3 maj 2024.

“Ajo është me të gjithë ekipin e Deadpool 3. Taylor Swift  me sa duket e konfirmoi,” shkroi një përdorues në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.

Reynolds luan personazhin kryesor, ndërsa Jackman do t’i bashkohet MCU për herë të parë si Wolverine, personazhi që e bëri atë të famshëm duke filluar me “X-Men” të vitit 2000.

Regjisori i “Deadpool”, Shawn Levy, i cili ishte gjithashtu me ta të dielën mbrëma, tha për Entertainment Weekly në shtator se do të kishte vërtet paraqitje të papritura të personazheve të famshëm në film, por nuk do e tregoj tani emrin.

Thashethemet e aktorëve, këngëtarëve, yjeve të sportit që me sa duket janë të gjithë në ‘Deadpool 3’ janë përralla,” tha ai. “Nëse gjithçka që do të lexoja do të ishte interneti, do të kisha kastin më të madh të mbledhur ndonjëherë në historinë e kinemasë, kështu që thjesht do të them se disa nga ato thashetheme janë të vërteta, dhe disa prej tyre nuk janë.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *