• |
ide | kryesore

Deputeti Sula shkon me bukë në parlament: Rritja e pensioneve e turpshme

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka shkuar sot në parlament me bukë me vete, teksa është ndalur për mediat dhe ka folur për rritjen e pensioneve.

Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke.

Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.
Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.
Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime”
, tha Sula.



3 Comments

  1. Kriminelet e vertete nuk ndodhen as ne burg, as ne kerkim as nje ndjekje penale, kriminelet e

    vertet ndodhen brenda asaj salle me emrin Kuvendi i Shqiperise apo me terma perendimor Parlamenti i

    Shqiperise apo me terma popullor me nder Parlamenti i Shqiperise.

    Nuk jane 140 perfaqesues te popullit por 14o shushunja qe i pine gjakun popullit me ne krye

    kryeshushunjen, kryevampirin dy metra te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *