• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra

Lajme, Të fundit



Deri në orët e mesditës, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Zonat përgjatë shtrirjes lindore si edhe zona të izoluara në qendër do të paraqiten me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa në zonat jugore dhe perëndimore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë duke rrezikuar shira të përkohëshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat e mëngjesit por mesdita sjell rënie të tyre duke u luhatur nga 9°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por e fortë pasdite duke arritur shpejtesinë makimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së premte, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites, në zonat veriore dhe verilindore. Ndërsa pas mesdite parashikohet shtim i vranësiranë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dendura do të jenë zonat perëndimore duke gjeneruar shira të izoluar dhe lokalë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës, por forcohet në mbrëmje duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Europa

Europa veriore dhe vendet e Europës lindore janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, ishujt Britanikë do të mbeten me vranësira të dendura si edhe shira të konsiderueshëm, herë pas here do të jenë rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere ndërsa mot i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë përkatësisht në, Europën qendrore, gadishullin Iberik si edhe Europën juglindore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *