• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët magazina e mobilierisë në Fushë-Krujë

Lajme, Të fundit
Zjarret, zjarr, Lezhë



Një zjarr ka rënë në magazinën e një mobilerie në Fushë-Krujë, në afëri së Urës së Gjolës. Flakët kanë përfshirë ambientin rreth orës 14:30. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Sakaq, zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afërsi së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *