• |
ide | kryesore

“Një humbje e flasim ndryshe”. Josa është i dyti, por tregon çfarë do të bëjë diferencën në këtë sezon

-Instant, Sport
Josa



“Dy fitoren nuk janë asgjë dhe me një rezultat negativ flasim ndryshe. Më intereson që është skuadër e re dhe lojtarët duan të mësojnë. Unë jam këtu për ti mësuar”. Mirel Josa i gëzohet suksesit të dytë radhazi që kur është ulur në pankinën e Laçit. Tekniku ka mundur njëra pas tjetrës dy ish-skuadra e tij, duke treguar se njeh mirë, jo organikën ndoshta, por mentalitetin e tyre. “Skënderbu gjatë kohës kur mori frenat e lojës, gjatë pjesës së dytë, shpenzoi shumë energji. Por menaxhimi i Skënderbeut dhe forca ra dhe ne e patëm më të thjeshtë më pas. E goditëm Skënderbeun më pas në pjesën e dytë. E aty u mbyll gjithçka se edhe kundërshtari bie kur ndëshkohet për herë të dytë”.

Vendi i dytë me dy fitore, një pas Egnatias kryesuese, por Josa ka tjetër mendim për vazhdimësinë. Duket sikur skuadrat nuk kanë shumë diferencë, por tekniku i bardhezinjve e ka të qartë cfarë do të vendosë këtë sezon: “Diferencën e skuadrave e bën kontingjenti që ekipet kanë. Jo në cilësi, por lojtarët e gatshëm se kampionati është i gjatë. E rëndësishme për mua është se kur të kemi probleme me kartonët apo dëmtimet të mos kemi diferenca në ekip. Unë jam i kënaqur me ekipin tani”, e mbylli Josa.

Lexo më tej: Video/ Melo e Sobouale dënojnë Skënderbeun: Josa bën bis dhe tani Laçi është i dyti

GVOZDENOVIC: LAÇI E MERITOI FITOREN

“Në pjesën e parë në 25 minuta nuk ishim mirë, ata krijuan raste. Nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë, në pjesën e dytë ishim më mirë. Patëm energji më të mirë, prapë para portës nuk ishim të qartë. Laçi e meritoi fitoren sot”. Ivan Gvozdenovic pranon rezultatin 2-0 me të cilin Skënderbeu i tij u dorëzua në Laç. Tekniku serb i bën elozhe kundërshtarit, ndërsa mbron idetë e tij për ndeshjen: “Tani flasim pas ndeshjes, por nuk është problem sistemi. Ishte ndeshje e vështirë dhe ky ishte rezultati. Nuk kishim ekuilibër, kjo është e vërteta. Ishim dobët sot, nuk ishte ndeshje e mirë. Jemi gati për plan A dhe B. Ishim gati të reagonim pas rezultatit negative”, deklaroi Gvozdenovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *