• |
ide | kryesore

Një polic për arbitër: UEFA i beson Shqipëri-Çeki Danny Makkelie

-Instant, Sport
Makkelie



Danny Makkelie, 40-vjeçari holandez me profesion polic, nuk toleron protestat, madje është i ashpër edhe në dhënien e kartonave. Pikërisht një kockë e fortë si ai është zgjedhur nga UEFA për të arbitruar sfidën vendimtare Shqipëri-Republikë Çeke, që do të luhet të enjten në “Arenën Kombëtare”. Autoritar në fushë, bilbili holandez nuk mund t’i shpëtonte kontestimeve. Ndër rastet më flagrante janë gafat në ndeshjen hapëse në Euro 2020 Itali-Turqi, por edhe në gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Danimarkës.

KARTONAT, PA KURSIM

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ku dy skuadrat kërkojnë të marrin fitoren, UEFA ka menduar të sjellë një emër të të gjithë respektit në arbitrim. E megjithë prestigjin që ka, Makkelie nuk është fare tolerant. Në vitin 2014, në një ndeshje të kampionatit holandez mes Den Hag dhe Feynord, Makkelie tregoi 13 kartona, një rekord absolut që edhe sot e kësaj dite ende nuk është thyer. Nëse dikush mund ta konsiderojë rastësi, atëherë vjen e dhëna tjetër. Në Euro 2020, Danny Makkelie ka arbitruar 4 ndeshje, me 14 kartona të verdhë në total.

PRECEDENTI

Danny Makkelie nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Më datë 5 shtator të vitit 2021, në kualifikuest e Kupës së Botës, holandezi arbitroi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Sfida përfundoi 1-0 me golin e Armando Brojës. Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries nga Holanda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *