• |
ide | kryesore

Shqipëria, zgjedhjet e dilemat e teknikut Sylvinho

Arkiva, Syri i Lapsit
Bare, kombetarja shqiptare



Shqetësim për gjendjen e dyshes Armando Broja dhe Keidi Bare, por lajme pozitive nga Klaus Gjasula, që të paktën ka mbërritur në grumbullim. Mesfushori vuan nga një infeksion, por mund të rikuperojë në kohë për të qenë gati. Në anën tjetër Sylvinho nuk ka dashur të rrezikojë mesfushorin dhe sulmuesin, që janë stërvitur të diferencuar. Bare për të dytën ditë ka punuar i diferencuar nga grupi dhe shanset për ta qenë gati zvogëlohen në maksimum. Broja, pas një shqetësimi fizik dhe pas kontrolleve mjekësore, ka kryer gjithashtu stërvitje individuale dhe pritet t’i bashkohet nesër ekipit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Myrto Uzuni. Edhe mesfushori Klaus Gjasula ka mbërritur tashmë në Shqipëri dhe pritet të nisë përgatitjet me skuadrën ditën e nesërme. Lojtari ka bërë kontrollet e fundit në Gjermani dhe pastaj është vënë në dispozicion të teknikut Sylvinho. Sidoqoftë, gjendja e lojtarit do të testohet në orët e ardhshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *