• |
ide | kryesore

Kombëtarja / E fundit në Tiranë: finalja e parë e kuqezinjve luhet në Kishinjev

-Instant, F1, Sport
Kombëtarja



Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024. Kuqezinjtë do të luajnë kundër Moldavisë më 17 nëntor në transfertë dhe Ishujve Faroe më 20 nëntor në Tiranë. Ndryshe nga ditët e tjera, këtë të martë 24 lojtarët e thirrur nga trajneri Sylvinho u stërvitën në stadiumin ‘Air Albania’.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra gëzon shëndet të plotë dhe është në formë mjaft të mirë fizike në prag të ndeshjes së parë ndaj Moldavisë.

Skuadra mori ngarkesë të plotë fizike, ndërsa stërvitja e ditës së sotme u fokusua më shumë te loja me top.

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Moldavisë, me përballjen që do të luhet më 17 nëntor. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Asllani me grupin, mesfushori përballon ngarkesën: Sylvinho, stërvitja e parë me kontigjent të plotë

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *