• |
ide | kryesore

Zbardhen diskutimet e mbledhjes së opozitës, deputetët: Shoqëria kërkon nga ne ndryshimin

Lajme, Të fundit



Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike janë duke zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në lidhje me agjendën opozitare dhe parlamentare që do të ndjekin në vijim. Sipas raportimeve në media gjatë mbledhjes ka patur diskutime nga disa deputetë.

Mësohet se deputeti Ervin Salianji ka bërë thirrje ndaj kolegëve duke thënë se “shoqëria nga ne kërkon ndryshim, duhet të ribëhemi”.

Nga ana tjetër deputeti Dashnor Sula ka vendosur në fokus tentativat e mazhorancës për të patur një opozitë të dobët. Sula ka thënë se: “Rama kërkon që ne më shumë të qahemi për hallet tona se për hallet e shqiptarëve”.

Në mbledhje ka reaguar dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili në një linjë me kolegët ka shtuar: “Jemi duke iu nënshtruar një padrejtësie të qëllimshme dhe të lig për të na mbyllur çdo hapësirë.”



6 Comments

  1. Jo më kot vendimi i DASH-it, për shpalljen Non-Grata, veç të tjerash, specifikon se “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, familjarët dhe ALEATËT POLITIKË NË KURRIZ TË HETIMEVE TË PAVARURA”.

    Ndaj kur sheh sot se si Ilir Meta dhe i gjithë enturazhi i tij politik dhe mediatik i del në krahë Sali Berishës, duke goditur Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare, është mëse e kuptuar arsyeja e vërtetë e këtyre sulmeve.Pse genjeni o gazekaret maloke te salihut nje PD ka te ligjeshme ajo qe eshte e rregjistruar ne gjykate,pd e tjera me emra foltore rithemelim nuk i njeh njeri edhe vete salih serbi nuk i nje derisa pranon te futet ne sqetllen e mones e like metaj

    1. Te gjatin e Edi Rames do merrni edhe ne 2025-en per sa kohe ne krye te Foltores do keni nje komunist kriminel vrases dhe Non grata

  2. Shoqeria shqiptare e deshiron ndryshimin, duke filluar nga Rama e lakejt e tij e duke vazhdur te nograta Berisha e sejmenet e tij.

  3. Perpelituni ne opozite o dele te Saliut. Qe nga 1941, ne e bejme ligjin ne Shqiperi e do ta
    bejme perseri sepse jemi me te forte, me te guzimshem, u kemi shtypur per 45 vjet e do tu
    shtypim perseri po te jete nevoja, por tani per tani mjjaftohemi qe tu kemi opozite sa per
    syte e botes. E cfare mund te beni ju, pushtetin e kemi ne, parate i kemi ne, pasurite i kemi ne
    pronat e cdo gje na perket ne. Ju do pakesoheni cdo dite sepse u kemi krijuar kushtet qe te ikni
    se s\keni cfare te hani, por edhe nese dikush do rije do jete sherbetori yne, do punoje ne
    pronat tona, do tia kontrollojme ne te ardhurat e jeten e tyre. baballaret tuaj kane punuar
    baballaret tane, ju po punoni per ne dhe femijet tuaj do punojne per femijet tane.
    Sepse ju jeni skllever e bij skllevrish se lirine se meritoni, se liri s\doni.

    1. Bravo per komentin. Qe kur sollet dhe e vendoset ne krye te PD nje sekretar partie si Sali Berisha keshtu do te shkojne punet.

  4. E vërtetë 14 :16. Vërtetë Berisha nga ajo vorbull e lëvizjes demokratike u shkëput nga të qenit anëtar i PP por kur kishte mundësinë kur erdhi në pushtet më 92 bëri gabime të shumta që ju la dorë të lirë ish komunistëve të vazhdonin misionin e ri që të bëhemi të pasur. Dhe thuhet që fillimi i mirë gjysma e punës. Nuk doli te ishte kështu. Nuk ishte më gjendje të parandalonte mos njohjen e zgjedhjeve 96 e rebelimin 97. E mbi të gjitha shtetin e mbështeti tek po ata që ishin dhe nuk zgjodhi problemin e pronës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *