• |
ide | kryesore

Euro 2024, Kapiteni Gjimshiti: I kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua

-Instant, Sport
Gjimshiti



Kapiteni i Kombëtares tonë të futbollit, Berat Gjimshiti tregoi emocionet e tij për Tv Klan pas fitores me një rezultat të thellë 3-0 ndaj Çekisë. Në krah të tij ishte edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka i cili u shpreh se Shqipëria i ka një borxh Gjimshitit duke iu referuar faktit që ai nuk arriti të shkonte dot në Euro 2016.

“Jemi në rrugën e duhur, mundon shumë shumë pak, për t’u kualifikuar. Nuk ishte aq e thjeshtë. Pas golit u tërhoqëm shumë, rrezikuam. Nuk duhet të ndodhë ajo. Skuadrat që kanë përvojë mund të të godasin. Mentaliteti i skuadër u duk edhe në ndeshjen që humbëm në Poloni. Është një gjë shumë e mirë, të vazhdojmë kështu”, tha Gjimshiti.  

Për sa i takon dualitetit në skuadër me Arlind Ajetin, Gjimshiti u shpreh: “Unë me Arlind Ajetin njihem që në moshën 14-vjeç, kemi luajtur me Zvicrën deri në 21-shat, pastaj kemi përfaqësuar Shqipërinë. Jam shok i ngushtë me Ajetin dhe më vjen mirë që bëmë ndeshje të madhe dhe nuk pësuam gol.  Më kishte munguar”.

Lidhur me deklaratën e kreut të FSHF Duka se Shqipëria i ka një borxh Gjimshitit duke iu referuar faktit që ai nuk arriti të shkonte në Euro 2016, mbrojtësi kuqezi tha:  “Borxh nuk më ka askush, jam mërzitur në 2016-ën, e kam në natyrë që nuk dorëzohem kurrë, i kam unë borxh Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua”, deklaroi Gjimshiti. 

Video/ Në 2016 De Biasi e la pa Europian, Gjimshiti gati të sfidojë fatin: “Ndjesitë i kam, Ismajli i mungon skuadrës” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *