• |
ide | kryesore

Oboti rrezikon të përmbytet sërish, shteti s’ka marrë asnjë masë

Lajme, Të fundit



Oboti është zona më e prekur nga përmbytjet në stinën e dimrit në Bashkinë Shkodër. Në prag të sezonit të dimrit, masat e vetme për të përballuar përmbytjet janë marrë vetëm nga banorët.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryeplaku i fshatit, Gregor Pemaj, i cili thotë se nuk është marrë asnjë masë nga shteti. Ai tregon ku duhet të ndërhyhet. Duke u ndalur tek shkarkimet e hidrocentraleve, Pemaj kërkon të vihet një specialist i ish partisë së punës në diga dhe jo specialist partie.

Nga kjo zonë janë larguar shumë familje gjatë viteve të fundit, ku shkaku kryesor janë përmbytjet. Sot në Obot kanë mbetur rreth 60 familje tregon Pemaj.

Dëmet në këtë zonë kanë qenë të shumta gjatë viteve, ndërkohë dëmshpërblimet kanë qenë të pakta, sa nuk kanë mjaftuar për t’u ardhur në ndihmë familjeve.



5 Comments

  1. Kush je ti qe flet keq per shtetin o i paudhe. Si s’paska marre asnje mase shteti ? Pse ben

    propogande armiqesore. Nuk ke sy ne balle ti, apo nuk do te shohesh. Ae pe si Europa u

    mbodh ne Tirane e KM drejtonte mbledhjen. Nuk te mjafton kjo ty apo do edhe hidrovore

    e kanalizime si ne kohen e komunizmit. Pastaj kullat deri ne qiell qe po ia kalojne edhe Dajtit

    nuk i ke pare ti, po fitoren e kombetares 3 me 0 qe sic thote shoku Blush po ecen me ritmin

    e zhvillimit te Shqiperise. Ik ore megjithe Obotin tend, akoma s’eshte permbyte e gjithe Shkodra

    reaksionare .

  2. Ne kemi berlinin ne tr ju thoni oboti, naltmadhnia po lodhet dite e nate per berlinin ju qaheni per ca uje qe nfund te fundit eshte faj i berishes si gjthm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *