• |
ide | kryesore

“Të kishe vdekur në fushë”: Arlind Ajeti kujton çfarë i tha De Biasi me Francën: “Po ndodhi nuk dal më”

-Instant, F1, Sport
Arlind Ajeti



Arlind Ajeti është kthyer titullar me kombëtaren pas një mungese të gjatë, duke koleksionuar dy porta të paprekura. Kundër Republikës Çeke qendërmbrojtësi luajti për 90 minuta në krah të Gjimshitit, duke zëvendësuar Ismajlin e dëmtuar. Në miqësoren me Bullgarinë luajti 45 minuta me Mihajn si partner në qendër të mbrojtjes.

E tani, Ajeti duket se ka hedhur kandidaturën për të qenë në Gjermani, në finalet e Europianit, që do të ishte i dyti për 30 vjeçarin e Basel: “Mendoj se eksperienca në këtë pikë duhet të ketë ndonjë rëndësi. Ishte bukur atëherë, do të jetë bukur përsëri. Të shohim sepse ka kohë, por unë jam gati dhe shpresoj të jem”.

E pikërisht nga 8 vite më parë 30 vjeçari kujton episodin me De Biasin, kur u dëmtua në fund të ndeshjes me Francën, që pas daljes së tij shënoi dy herë duke marrë fitoren. Atëherë, tekniku i tha ‘të kishe vdekur në fushë’, por Ajeti nuk mundi t’i luante ato minuta të fundit. E tani, duket se ka ndryshuar mendim: “Nëse do të përsëritet rasti nuk dal më”, pohoi duke qeshur Ajeti.

Lexo më tej: Nga Serie C, rikthehet në kombëtare, Ajeti: “Futbolli ka shumë lidhje me fatin”

I fortë në markimin individual dhe imponues në luftën në ajër, Arlind Ajeti duket se tashmë e ka fituar besimin e Sylvinho, për momentin zgjedhje e parë e dyshes titullare Ismajli-Gjimshiti.



3 Comments

  1. wow…
    dikur futbolli ishte sport
    sot fashistet me ambicje te shfrenuara kan kthyer ne luft per jete a vdekje.
    edhe mjeraneve te Ukraines (jo se jemi me mire ne te Shqiperise), ju kerkohet te luftojne deri ne ukrainasin e fundit.
    I rrembejne cunat nga rruga, i rrasin ne furgon, drejt e ne front ku arkivolet jane gati.

      1. me kto tru s’ka me qene e larget dita kur njelloj t’i hudhin shqiptaret neper furgona nga rruga drejt e ne luft per interesa te dikujt qe as ja mbrrijme dot te kujt jan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *