• |
ide | kryesore

Pas publikimit të përgjimeve/ Kryeministrja Meloni shpall ndarjen me gazetarin

Kryesore, Slider, Të fundit



Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajmin ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se prej disa kohësh, ajo dhe partneri i saj kanë marrë drejtime të ndryshme në jetë, ç’ka solli edhe ndarjen e tyre.


“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni.

Që nga zgjedhja e Melonit kryeministrit, Andrea ka qenë shpesh  në qendër të vëmendjes për komentet e tij. Bashkëshorti i saj drejton emisionin “ditari i Ditës’ në kanalin Rete 4 shpesh është akuzuar për deklarata seksiste dhe komente që kanë dëmtuar imazhin e familjes së kryeministres.

Një ditë më parë, emisioni satirik ‘Strisha La Noticia’ publikoi disa materiale ku bashëkshorti i kryeministres dëgjohej të bënte komente jo etike me një kolege të tij. (VIDEO KETU) Nuk dihet nëse ky publik është shkak i ndarjes, por mediat më të mëdha italiane shkruajnë se skandalet e bashkëshorti kanë përshpejtuar procesin e ndarjes.

 

Pjesë nga dialogu i vajzës dhe Andrea Giumbrunos:

Bashkëshorti Melonit– Je një grua shumë e zgjuar, po përse s’të kam njohur më përpara? Po ti je e fejuar?

Vajza– Po jam në një marrëdhënie, ta kam thënë që javën e kaluar Andrea

Bashkëshorti i Melonit– Po si quhesh, a jemi njehur ne të dy? O zemër e di që unë edhe **** (vajza me të cilën tradhton Melonin) duam të bëjmë një treshe? E dinë të gjithë, tani e di dhe ti. Por ne po kërkojmë një të tretë për të qenë pjesë e treshes sonë. Edhe katërshe ndoshta…

Por kush është Andrea Giambruno? 

Andrea Giambruno ka lindur më 7 maj 1981 në Milano. Ai është një gazetar, autor dhe prezantues i njohur televiziv (sidomos pas emërimit të ish-partneres së tij tashmë, Giorgia Meloni, kryeministër). Për momentin ai drejton rubrikën e aktualitetit “Tg4 – Diario del giorno” dhe është gjithashtu një nga drejtuesit e Studio Aperto që nga viti 2020, programi i lajmeve Italia 1. Ai u bë gazetar pasi ndoqi shkollën e mesme shkencore Frisi në Monza dhe më pas Universiteti Katolik i Milanos, i diplomuar në Filozofi.

Pas diplomimit u specializua në shkrimin e programeve televizive. Karriera e tij në TV, si gazetar, filloi në Telenova, derisa në vitin 2009 mori një telefonatë nga Gigliola Barbieri, autore e Kalispera, e cila i tha të paraqitej në Mediaset të nesërmen.

Nga atje filloi karriera e tij në Mediset. CV-ja e tij (siç ka shkruar ai vetë në rrjetet sociale) përfshin disa pjesëmarrje në: Quinta Colonna, Matrix, Mattino 5, Stasera Italia. Më pas ai u bë imazh i Tgcom24, dhe më pas drejtues i Studio Aperto. Menjëherë pas zgjedhjes së Giorgia Melonit si kryeministre ai pezulloi aktivitetin e tij, për ta rifilluar një tjetër më të suksesshëm.

Cfarë shkruajnë mediat italiane?

Me kë është inatosur Kryeministrja? Me Mediaset? Me Marina Berlusconin në krye të grupit dhe gjithashtu pikë referimi për Forza Italia?

Do të ketë kohë për të kuptuar. Forza Italia nuk flet, por drejtuesit e partisë kanë bërë të ditur se pas sulmeve të Mediaset nuk fshihet një sulm politik.

Antonio Ricci, spikëri i Striscia ka pasur gjithmonë liri të plotë për programin. A ia vlen të besohet? Komenti i parë politik është nga udhëheqësi i Aksionit, Carlo Calenda:”Unë jam kundërshtar i Giorgia Melonit por sot ajo ka gjithë solidaritetin tim”.

Reagimi i dytë politik është nga Matteo Salvini. “Një përqafim shumë i fortë për Giorgia, me miqësinë dhe mbështetjen time. Përpara, me kokën lart!

Për të kuptuar se cila është e vërteta duhet të presim dhe të shohim lëvizjet e radhës të Melonit. Dhe fjalët e para (nëse do të ketë ndonjëherë) të Marina Berlusconit.



14 Comments

  1. Sic shihen bathet do te kemi vizita me te shpeshta ne Shqiperi, dhe pushime me te gjata ne

    vilat tona qeveritare.

  2. O palle nuk kane cfare te ndajne. Nuk jane te martuar..Informacioni dhe gazetaria eshte lene ne dore te injoranteve

    1. Po ça leshin do qijë Rama? Rama dhe Zahon e ka bërë (ngjizur) në laborator jashtë shtetit. Rama maksimumi mund të bëjë ndonjë treshe me Lali Erin dhe Aleks Sorosin.

  3. Në 32 vjet tranzicion demokratik, nuk mbahet mënd sa herë Partia Demokratike ka përdorur dhunën, si “mjet demokratik”. Qysh nga 1992 deri sot, janë me qindra raste, kur dhuna ka qenë përdorur dhe po përdoret si “mjet demokratik” për të arritur atje ku thotë skenaristi dhe regjisori i asaj force politike. Dhunë mbi ish-pronarët, mbi ish-të përndjekurit, dhunë mbi studentët, fermerët, mbi institucionet, mbi deputetët kundërshtarë, dhunë mbi “armiqtë” e partisë

  4. Salih Berisha nuk ka si synim të rrëzojë Edi Ramën, por thjeshtë mundohet të mbajë peng Partinë Demokratike për hallin e tij dhe të familjes së tij, që siç e faktojnë dhe shpalljet non grata, nga Britania e Madhe dhe SHBA, është zhytur në korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

    Por koha kur halli i Berishës ishte edhe halli i PD ka përfunduar.

  5. protesta e paralajmëruar nga Berisha më 16 tetor, ditën e lindjes së udhëheqësit të tij shpirtëror Enver Hoxha që e kishte “revolucionin’ në ‘ADN’-në e tij publicistike dhe udhëheqëse, para liderëve të BE të mbledhur prap në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit, të dështonte me shumë sukses.

  6. PARODI

    MELONI – HAI PERSO LE PAROLE

    [Lui-Il marito di Meloni]
    Ho perso le parole
    eppure ce le avevo qua un attimo fa,
    dovevo dire cose,
    cose che sai,
    che ti dovevo,
    che ti dovrei.
    Ho perso le parole
    può darsi che abbia perso solo le mie bugie
    Si son nascoste bene,
    forse però semplicemente
    non eran mie.

    [Lei-Meloni]
    Hai perso le parole,
    forse perche,
    non hai niente da dire.
    Niente per me.
    Hai perso le parole,
    proprio perche,
    mi hai tradito,
    come fai sempre te.

    [Lui]
    Credi, credici un po’
    metti insieme un cuore,
    prova a sentire e dopo
    credi, credici un po’ di più
    di più davvero.

    [Lei]
    Ho perso la fiducia,
    fiducia su te,
    su cosa dici
    che senti per me.
    Ho perso la pazienza,
    e non ce la faccio piu,
    non sono la tua mensa,
    dove tu mangi, sempre di piu.
    E non stai con me.

    [Lui]
    Ho perso le parole
    vorrei che ti bastasse
    solo quello che ho
    io mi farò capire
    anche da te se ascolti bene,
    se ascolti un po’.

    [Lei]
    Io ti capisco bene,
    ma una cosa tua, propio no,
    Cos’è quello che hai te?
    Perche io davvero, non lo so.
    Dimmi, dimmelo adesso te,
    la verita com’è.
    Dimmelo, cosa ha lei piu di me,
    ti prego dimmelo.

    [Lui]
    Sei bella che fai male
    sei bella che si balla
    solo come vuoi tu
    non servono parole,
    so che lo sai
    le mie parole non servon più.

    [Lei]
    Quindi, secondo te son bella,
    e adesso te, non hai parole.
    Ma tu mi tradisci con quella.
    Perche, vuoi fare l’ammuchiata?
    Senza di me!

    [Lui]
    Credi, credici un po’
    sei su Radiofreccia
    guardati in faccia
    e dopo credi,
    credici un po’ di più
    di più davvero.

    [Lei]
    E adesso cosa fai?
    Due battute, e poi te ne vai,
    come fai sempre.
    Altro da dirmi non hai?
    Almeno dimmi che,
    Che ti dispiace,
    Ma ci divorziamo!
    E stai con lei.

    [Lui]
    Ho perso le parole,
    oppure sono loro,
    che perdono me.
    La cosa piu importante,
    che voglio dirti se,
    anche se non ho parole,
    voglio farlo in tre.
    Per davvero!

    1. Urgjentisht Safet Gjici të shpallet i pafajshëm për “misionin e tij vetëm përpara”, pasi së fundmi me rastin Meloni, standartet për të hyrë në BE janë përditësuar dhe Safeti nuk ishte i informuar, ai dinte vetëm moton e Bablokut. Tradhëtia bashkëshortore nuk është më mëkat as fetar e as politik. Është liri emocionale. Pra, as gruaja kryeministre nuk mban më përgjegjësi për moralin e shthurrur të burrit të saj, e gjithashtu në kuadër të së drejtës së lirisë seksuale të individit, thjesht divorcohesh nga burri, e lë të lirë në orgjitë e tij, dhe ti vazhdon të qeverisësh e të broçkullisësh mbi moralin publik dhe konservatorizmin e vlerave të djathta dhe ato familjare. S’ke pse jep dorëheqjen se larg qoftë kur të ikësh nga kjo jetë, gjithçka do e gjykojë Zoti. Zoti është më i madh se bota. Bota të qepë gojë dhe të thotë rroftë Meloni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *