• |
ide | kryesore

Video/ Salah vendos derbin e Merseyside: Liverpool thyen Everton me 10 lojtarë

-Instant, Sport, Video
Salah



Java e nëntë e Premier League hapet me fitoren e Liverpool në derbin e Merseyside, duke mposhtur 2-0 Everton. Salah shënoi dy herë në Anfield, duke hapur ndeshjen në minutën e 75′ me penallti. Pastaj në minutën e 97′ egjiptiani finalizoi me kundërsulm, pas një asisti të Núñez. Me këtë sukses, Reds e Klopp për momentin marrin kryesimin e tabelës, duke u bashkuar me Tottenham dhe Arsenal me 20 pikë. Të besuarit e Dyche mbeten në kuotën e 7 pikëve.

Liverpool buzëqesh sërish në kampionat duke fituar derbin ndaj Everton. Përfundon 2-0 në Anfield, ku në pjesën e parë mundësitë nuk munguan. Më e rëndësishmja ishte një kundërsulm i Reds, me Luis Diaz që u bllokua në fund nga mbrojtja e Toffees. Gjithçka dukej se po shkonte mirë për miqtë, por në minutën e 37′ ish-lojtari i Inter, Ashley Young kreu një naivitet të jashtëzakonshëm. Kartoni i dytë i verdhë, e për rrjedhojë edhe përjashtimi nga fusha. Kështu nisi zyrtarisht sulmi i skuadrës së Klopp, por që nuk arriti të dalë nga ngërçi para pushimit.

Lexo më tej: Video/ “Nuk mund të bëj asgjë”: audio absurde e VAR në sfidën e polemikave Tottenham-Liverpool

ME 10 LOJTARË, DOMINON SALAH

Në pjesën e dytë, Dyche riorganizoi formacionin e tij duke futur Keane dhe Patterson për Harrison dhe McNeil. Ndërsa pak pas një ore lojë ishte radha e ish-lojtarit të Udinese, Beto. Ndërrimi i parë, megjithatë, rezultoi të ishte vendimtar negativisht. Keane preku topin me dorë në zonë dhe shkaktoi penalltinë në favor të Liverpool. Nga pika e bardhë, Salah mposhti Pickfordin duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 75′. Në fund, Elliott goditi traversën dhe në minutën e 97′ egjiptiani dyfishoi epërsinë në kundërsulm pas asistit të Núñez. Kështu Liverpooli rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Tottenham dhe barazimit me Brighton. Falë Salah, Reds ngjiten në 20 pikë, duke lënë rivalët e qytetit me 7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *