• |
ide | kryesore

Enzo Raiola: “Donnarumma iku me zero për fajin e Milan. Te Juventus vetëm në një rast”

-Instant, Sport
Enzo



Nesër në Parc des Princes do të jetë rasti i parë në të cilin Gianluigi Donnarumma do të përballet si kundërshtar me Milanin “e tij”. Nga aty portieri u largua në mënyrë të stuhishme në vitin 2021, pas kolapsit të negociatave për rinovimin e kontratës. “Në shumë takime që kishim për të biseduar me klubin, indikacioni i Mino Raiola për kuqezinjtë ka qenë gjithmonë ky: ne nuk do ta largojmë djalin për zero euro, por ai dëshiron që Milan të kualifikohej në Champions League”, shpjegoi Enzo.

Vëllai i menaxherit që u nda nga jeta vitin e kaluar dhe që sot vazhdon të punojë në biznesin e familjes, ka folur për Tuttosport. Gjithçka ndryshoi në Genoa, në një takim me drejtuesit e Milanit: “Marrëdhëniet deri në atë kohë ishin të qeta, atëherë Maldini dhe Massara na thanë: ‘Ne nuk jemi këtu për rinovim, por për diçka tjetër. Për ne kapitulli Gianluigi është mbyllur sepse kemi një zëvendësues (Maignan, red.)’. Qielli u shemb mbi kokën e Gigios”.

ÇFARË NDODHI NË ZYRAT E MILAN DHE AL KHELAIFI

Raiola vazhdoi: “Në janar ne refuzuam ofertat për të mos tradhtuar Milan (duke qenë se lojtari do të lirohej në qershor, red.). Përveç Juventus, që do ta kishte zgjidhur situatën me një shkëmbim apo një pagesë e ku do të shkonim vetëm nëse Milani nuk do të arrinte në Champions League, ne nuk kishim asgjë tjetër në dorë.”

Në atë moment Donnarumma duhej të gjente një ekip tjetër: “Të gjitha skuadrat e mëdha tashmë ishin sistemuar, madje edhe PSG që kishte rinovuar së fundmi me Keylor Navas. Por Mino donte të luante kartën e tij me Nasser Al-Khelaifi, i cili, sapo kuptoi se Gianluigi ishte i lirë, mori telefonin para nesh. Ai thirri Leonardon (drejtori sportiv i klubit në atë kohë, red) për t’i thënë: ‘më merr Donnarumma’.

Lexo më tej: Donnarumma e Juventus, prapaskena e rrëfyer nga Ravanelli: “Ishte 13 vjeç, por nuk më dëgjuan”

Enzo Raiola tregoi edhe të vërtetën për Gigion: “Para rinovimit të parë ai mund të kishte shkuar në 4-5 ekipe shumë të mëdha. Pas katër vitesh ato skuadra nuk ishin më të interesuara. Ndërkohë, Milan nuk e dinte se ku do të përfundonte portiere. E, pavarësisht kësaj, ai nuk kishte marrë angazhime me askënd. Prit, prit dhe pastaj Milani nuk donte të priste më atë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *