• |
ide | kryesore

E akuzuan se i bëri presion trajnerit të Union Berlino, reagon Bonucci: “Lajme të shpikura mbi mua”

-Instant, Sport
Bonucci



I akuzuar se ka sulmuar trajnerin e tij për lënien në pankinë në Champions League kundër Napolit, ka reaguar Leonardo Bonucci. Mbrojtësi kalon në kundërsulm përmes kanaleve të tij sociale: “Pa u habitur më, lexoj edhe njëherë lajmet e sajuara për mua. Me trajnerin kam diskutime konstruktive të përditshme. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe të gjithë duam absolutisht të dalim nga kjo situatë. Veçanërisht për tifozët, të cilët janë të jashtëzakonshëm për afërsinë dhe përkushtimin e tyre – ka shkruar Bonucci -. Unë gjithmonë kam respektuar vendimet e çdo trajneri. E kështu ishte edhe dje. Siç kam pasur tashmë rastin të shkruaj me kalimin e kohës, në një lojë ekipore Ne gjithmonë del përpara Unë”.

Lexo më tej: Bonucci akuza kundër teknikut Allegri, pa e përmendur me emër: “U largova dy herë nga Juve për fajin e një njeriu”

E përsëri: “Dëshira për të luajtur kundër Napolit ishte padiskutim e madhe. Por sot individi patjetër zë vendin e dytë në krahasim me nevojën për të mbrojtur ekipin. Sepse në fund këto lajme të njëanshme përfundojnë duke dëmtuar klubin dhe jo mua. Që në situata të tilla të pakëndshme jam i mësuar. Kontrolloni me kujdes përpara se të flisni, Forca Union”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *