• |
ide | kryesore

Mâsakër në SHBA/ Agresori hap zjarr ndaj kalimtarëve, 22 viktima dhe 60 të plagosur

Lajme, Planet



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person ka sulmuar me armë në Lewiston, Maine. Si pasojë e të shtëna kanë mbetur të vrarë 22 persona, ndërsa janë plagosur 60 të tjerë. Pas sulmit, autori i identifikuar si Robert Card është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ai është i armatosur dhe për këtë arsye policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbyllen në shtëpi që të shmanget një masakër tjetër. Po ashtu janë mbyllur edhe shkollat dhe policia u ka kërkuar qytetarëve që të japin çdo informacion për kapjen e tij.

Të shtënat filluan në orën 18:56, kur Card hyri në dy ambiente në qytetin Maine me një automatik AR-15. Një restorant dhe bowling i mbushur plot me familje, të cilët po festonin bashkë me fëmijët e tyre. Më pas ai sulmoi edhe një qendër supermarketi Walmart. Robert filloi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë të paktën 22 dhe duke plagosur rreth gjashtëdhjetë. Më pas ai u arratis me një makinë, duke marrë me vete automatikun.

Autoritetet në Maine e përshkruajnë Card si një instruktor të certifikuar të armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane. Sipas mediave, 40-vjeçari ka qenë i shtruar në spital në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës dhe u lirua pas një qëndrimi dy-javor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *