• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira të dendura dhe kthjellime kalimtare

Lajme, Të fundit



Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afatshkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë edhe në jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerrat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afatshkurtër, me të dukshme në zonat perëndimore. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu, më të theksuara në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprerje e tyre vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të kontinentit, do të ketë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt britanikë si edhe gadishullin Skandinav duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. Po ashtu, alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *