• |
ide | kryesore

Video/ Real Madrid këndon “Hey Jude” në Barcelonë: Bellingham në minutën e 92′ vendos Klasiken e Stones

-Instant, F1, Sport, Video
Bellingham



Një Jude Bellingham sureal vendos El Clasico për Real Madrid, që kthehet të mundë Barcelonën 2-1 në Montjuic, në javën e njëmbëdhjetë të La Liga. Blaugranat kaluan në epërsi në minutën e 6′ me Gündoğan, por Blancos e përmbysën me dygolëshin e ish-lojtarit të Dortmund. Anglezi shënoi me një goditje të fuqishme me të djathtën në minutën e 68′ dhe me një devijim në minutën e 92′. Ancelotti arrin në krye Girona e shkon +4 ndaj të besuarve të Xavi.
Padroni i El Clasico është ai vetë: Jude Bellingham. Anglezi me një dygolësh i dhuroi Real Madrid një fitore 2-1 në Montjuic ndaj Barcelonës. Ndeshja e madhe nisi në fakt shumë fort menjëherë, sepse në minutën e 6′ katalanasit kaluan përpara. Gündoğan shkëmbeu me Fermín López dhe Tchouameni e Alaba nuk mbyllën siç duhet. Kështu ish-lojtari i City kontrolloi duke mposhtur Kepa për golin e 1-0. Los Blancos ndërmorën një tjetër rrezik në minutën e 16′ kur Gavi i vodhi topin Kroos dhe nisi Fermín López. Goditja e talentit në shtyllën e afërt, u stampua në shtyllë, duke falur miqtë. Pikërisht këtu nisin pishmanet e katalanasve, sepse Martinez goditi një tjetër shtyllë në fillimin e pjesës së dytë.

Lexo më tej: Bellingham te Real Madrid falë Vinicius: “I dërgoja mesazh çdo ditë”

HEY JUDE

Më pas erdhën lëvizjet e para të teknikëve Xavi dhe Ancelotti. I pari hodhi në fushë Lewandowski, i dyti Modric. Impakti i kroatit ishte i menjëhershëm. Por barazimin e shënoi ai: Jude Bellingham. Mesfushori në minutën e 68′ lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës duke mposhtur Ter Stegen. Kështu, ish-lojtari i Dortmund bëhet lojtari i parë në historinë e Real Madrid që shënon në debutimin e tij në ligë, në debutimin e tij në Champions League dhe në El Clasico e tij të parë. Inercia ndryshoi dhe Blancos ishin ata që sulmuan, duke kërkuar penallti për kontaktin ndaj Camavinga. Megjithatë, në fund, erdhi episodi që vendosi përfundimisht sfidën. Krosimi i Carvajal i devijuar nga Modric u bë asist për Jude Bellingham. Anglezi shënon dhe heshti Montjuic. Dygolësh për talentin e Blancos dhe delir për Real Madrid, që ngjitet në 28 pikë, duke kapur sërish Girona në vendin e parë. Tani, merengues janë larguar nga katalanasit me 4 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *