• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pushtohet aeroporti i Dagestanit për shkak të një avioni nga Izraeli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dagestanit



Një turmë protestuesish anti-izraelite sulmoi një aeroport në republikën e Kaukazit të Veriut të Dagestanit mbrëmjen e së dielës. Protesta nisi në rrjetet sociale me thirrjet për të bllokuar një fluturim nga Tel Avivi që të ateronte në një aeroport në rajonin me shumicë myslimane. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë qindra njerëz të mbledhur jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Makhachkala që tundnin flamujt palestinezë dhe bërtisnin thirrje anti-izraelite.

Disa nga tabelat e mbajtura nga demonstruesit shkruanin “Vrasësit e fëmijëve nuk kanë vend në Dagestan” dhe “Ne jemi kundër refugjatëve hebrenj”. Disa nga demonstruesit nisën të ndalonin makinat jashtë aeroportit duke kontrolluar dokumentet personale të identifikimit të shoferëve dhe pasagjerëve teksa kërkonin shtetas izraelitë midis shoferëve.

Fluturimi nga Tel Avivi u ul në orën 19:17 sipas orës lokale pas së cilës protestuesit hynë në aeroport, duke thyer sigurinë dhe duke vrapuar në pistë. Një grup njerëzish që vrapuan në pistën e aeroportit rrethuan një avion duke tentuar të ngjiten në të.

Agjencia ruse e aviacionit civil njoftoi se të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Makhachkala të Dagestanit do të pezullohen përkohësisht për shkak të shkeljes së sigurisë. Qetsia u vendos vetëm pas ndërhyrjes së policisë.

Rajonet në të gjithë Kaukazin e Veriut, por veçanërisht Dagestani, kanë qenë dëshmitarë të një sërë demonstratash anti-izraelite që kur Izraeli filloi bombardimet e tij të pamëshirshme të Rripit të Gazës. ©LAPSI.al




7 Comments

  1. KUJDESNI NGA PADREJTESIJA O NJEREZ SEPSE AJO JU FUNDOS PA MUNDESI NGRITJE thotë:

    ESHTE KRIJUAR QE TE FUNKSIONOJN URREJTJA NDAJ TE PADREJTEVE DHE NDJESHMERIJA PER DREJTESI HAK MOS U ZHGENJENI SE NUK NDALET KJO NDALET VETEM ME HAK LARGIMI NGA PADREJTESIJA

  2. Hej, po na jepni lajme me “Sali”. Mos ja qini rrobt muhabetit.

    O Andi, po ti ke lujt dhe tek preheri i Enverit mo burr.

    Po c’eshte ky muhabet?!

    Na jepni lajme me “Sali”.

    1. Iku Saliu!
      A e festuat fundin e Saliut?
      Gjej ndonje qe ta urresh sa Saliun dhe ushqe mendjen tende te pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *