• |
ide | kryesore

Diego Jr zbulon çfarë i tha Maradona: “Biri im duhet të më falësh, ndryshe nuk iki dot”

-Instant, Sport
Maradona



Diego Armando Maradona do të kishte mbushur sot 63 vjeç, nëse vdekja nuk do t’i kishte arritur gati tre vjet më parë, më 25 nëntor 2020. I kishte shkuar pranë disa herë, duke u përpjekur të përfitonte nga dobësitë e një kampioni të paarritshëm. Në fund e tradhtoi pas shpine duke shfrytëzuar bashkëpunimin e njerëzve që ai besonte se ishin miq dhe që sot janë në gjyq për vrasje nga pakujdesia. Maradona ishte njeriu i ëndrrave të krijuara nga futbolli, kampioni i popullit. Ai ishte revolucionari gjithmonë në anën e kundërt të pushtetit. Ai bëri Napolin dhe Argjentinën të qajnë dy herë, pasi vetëm një gëzim shumë i fortë dhe një dhimbje e pashpjegueshme mund të të bëjë të qash.

E këtë ditë e gjithë bota kujton Pibe de Oro, El Diez, D10S. Ata që e panë në fushë rijetuan lumturinë që i jepnin këmbët e tij në fushë. Ata që lindën vite, dekada më vonë, ende e citojnë atë si shembull madhështie absolute. E janë pothuajse të bindur se edhe ata “e panë Maradonën”, të tilla ishin historitë e miti i përcjellë brez pas brezi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Diego Maradona (@maradona)

FJALËT E MARADONA JR

Prekëse fjalët e folura sot nga djali i tij Diego Armando Jr, i lindur në vitin 1986 nga lidhja mes kampionit argjentinas dhe Cristiana Sinagra. Fillimisht i pa njohur nga Maradona, me atësinë e përcaktuar vetëm me një dokument gjyqësor, Diego Jr më pas arriti – me kokëfortësinë që mund të ketë vetëm një djalë – të ndiqte dhe të fitonte zemrën e të atit.

Kapiteni i Napolit që fitoi dy herë kampionatin e njohu fillimisht në vitin 2007. Më pas lidhja u bë e ngushtë, familjare, reale. Tre vjet më parë Diego Jr humbi babanë e tij, përveç legjendës që ndan me pjesën tjetër të planetit: “Trishtimi zmadhohet në këto ditë, besoj se është në Parajsë duke festuar – thotë ai për Radio Kiss Kiss Napoli –. E imagjinoj me puro kubane për të festuar ditëlindjen e tij”.

Më pas Diego Jr tregoi një episod prekës: “Në ditëlindjen e tij të 57 ne ishim bashkë në Abu Dhabi. Ai më mori dhe më tha: “Biri im, duhet të më falësh, sepse unë nuk mund të largohem nga kjo botë paqësore nëse nuk e bën”. I thashë se nuk kam asgjë për ta falur, sepse nëse jam këtu është falë tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *