• |
ide | kryesore

Superiore/ Egnatia, prova shkëputje nga Partizani: Mehmeti do fitoren e parë me Dinamon, Tirana pret Teutën

-Instant, F1, Sport
Mehmeti



Nuk ka paqe për skuadrat e Superiores të thirrura në çështje për një tjetër sforco, duke zbritur në fushë katër ditë nga hera e fundit, për javën e 11 të kampionatit. Dy ndeshje do të luhen të martën e tre të mërkurën. Takime të rëndësishme ku nuk përjashtohen befasitë, sidomos në Laç, ku vizitor është Partizani. Mehmeti kërkon suksesin e parë me Dinamon, ndërsa Ahmataj shpreson t’i japë fund serisë negative.

Kryesuesit e Egnatias, janë të parët që do të luajnë ndeshjen e tyre me Kukësin. Në Rrogozhinë, në orën 14, skuadra e Edlir Tetovës do të kërkojë të kthehet te fitorja, pas barazimit në Korçë. Egnatia tashmë ndjen presionin e Partizanit, të dy me 20 pikë. Vetëm se përballë është një Kukës, që ka shënjestruar vendin e tretë, vetëm një pikë larg. Pas debutimit me pikë, Mehmeti shpreson të marrë edhe fitoren e parë në drejtimin e Dinamos, kur përballë të ketë Skënderbeun, në orën 17. Korcarët sapo kanë shënuar barazimin e parë sezonal, por Gvozdenovic e ka të qartë se duhen pikë për tiu larguar rrezikut.

Lexo më tej: Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e fundit me 10 lojtarë

TRE NDESHJE TË MËRKURËN

Të mërkurën, delikate është përplasja mes Laçit e Partizanit. Kurbinasit e Josës vijnë nga dy ndeshje pa fitore. Ndërsa Abilaliaj vazhdon të mos gabojë asgjë që kur është ulur në pankinën e Zekic. Tirana, që do të zbresë gjithashtu në fushë në orën 14, është në kaos të plotë, për cështje brenda e jashtë klubit. Sikur të mos mjaftojnë tre ndeshjet radhazi pa fitore, bardheblutë duhet të bëjnë llogaritë edhe me padinë e ish-trajnerit Shehi. Teuta nuk është kurrë një kundërshtar i lehtë e për më tepër skuadra e Martinit vjen nga një humbje në shtesë me të kuqtë. Mbyll javën e 11 sfida në Loro Boriçi mes Vllaznisë, që ka ndryshuar trajner dhe Erzenit, me dy formacionet që kanë vetëm nga një fitore në 5 javët e fundit.

SUPERIORE, JAVA E XI

31/10/23
Egnatia 14 : 00 Kukësi
Dinamo 17 : 00 Skënderbeu
01/11/23
Laçi 14 : 00 Partizani
Tirana 14 : 00 Teuta
Vllaznia17 : 00 Erzeni



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *