• |
ide | kryesore

Përplasi për vdeκje të moshuarën në biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja

Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Policia e Shkodrës ka arrestuar një 53-vjeçare, e cila përplasi me automjet një 72-vjeçare që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja 72 vjeçe.

Shtetasja për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *