• |
ide | kryesore

Champions/ Milan sfidon PSG për jashtë ose brenda: edhe Lazio rrezikon daljen e shpejtë

-Instant, F1, Sport
Milan



Në Champions League, katër grupet nga E te H zbresin në fushë për raundin e katërt, ose të parin e kthimit. Takime delikate, që mund të vendosin shumë në optikën kualifikim. E për disa, madje, edhe daljen e shpejtë nga kompeticioni, që në fazën e grupeve. Lazio rrezikon shumë në shtëpi me Feyenord dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Milan. Kundër PSG vlen vetëm fitorja, ndërsa Barcelona e Manchester City e kanë të shtruar rrugën.

GRUPI E

Surprizisht në vendin e parë të Grupit E, Feyenoord është i thirrur në cështje për një arritje të fundit, që duhet ta bëjë në Olimpico kundër Lazio. Italianët, të tretët, rrezikojnë të përfundojnë shpejt në Europa League nëse dorëzohen sërisht, për më tepër që Atletico Madrid e vendit të dytë pret në shtëpi Celtic të vendit të fundit. Gjithcka e komplikuar sepse Sarri me një fitore mund të përmirësojë renditjen dhe të fusë në krizë pikërisht holandezët kryesues. 6 pikë të Feyenoord janë të kalueshëm si nga Atletico me 5 ashtu dhe Lazio me 4.

GRUPI F

I fundit me vetëm 2 pikë, Milan përballet edhe njëherë me PSG pas dërrmimit që pësoi në Paris. Për teknikun Pioli është “plazhi” i fundit dhe kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren për të vazhduar të shpresojë. Luis Enrique (6) luan vetëm për vendin e parë, për të mos u rrezikuar nga dyshja Dortmund-Newcastle, të dy me katër pikë e që me një fitore mund të bëhen kërcënues. Anglezët u futën papritur në lojë, me një fitore në shtëpinë e gjermanëve. Tani, Magpies kërkojnë bis në St James Park për të siguruar një avantazh të rëndësishëm para dy ndeshjeve të fundit, në një grup Ferri, ku më i rrezikuari është Milan.

GRUPI G

Në këtë grup vetëm një gjë është e sigurtë. Manchester City është në 1/8 e kompeticionit, por duhet të ruajë vetëm vendin e parë. Guardiola, me pikë të plota, pret në shtëpi Young Boys, ndërsa një fitore do ta ndihmonte të shkonte në përballjen me Leipzig me 3 pikët e distancës. Gjermanët gjithashtu janë të fortë me 6 pikë, në krahasim me Crvena Zvezda, të cilëve duhet ti kthejë vizitën në Maracana dhe Young Boys, të dy me 1 pikë. E vetmja mënyrë për serbët, që të ëndërrojnë një kualifikim që për momentin duket i pamundur, është fitorja me Leipzig, mbështetur nga një stadium “lufte”.

GRUPI H

Pozita pothuaj identike në Grupin H, ku Barcelona është me pikë të plota e Porto e ndjek me 6 pikë. Ndryshimi është se Shakhtar ka 3 pikë dhe përballë të besuarve të Xavi do të kërkojë të kthehet në lojë. Ukrainasit nuk duken kaq të frikshëm, për më tepër në fushë neutral, kështu që Barcelona do të përpiqet të sigurojë pozitat në vendin e parë. Porto gjithashtu duhet të ruhet për ndonjë befasi, duke kaluar Antwerp të vendit të fundit. Muja e të tjerët e kanë pothyaj një mission të pamundur të bëjë goditjen në Dragao, ku portugezët janë dorëzuar vetëm para katalanasve.

Lexo më tej: Video/ Mbappé i pandalshëm, tris i PSG: Milan sheh eliminimin, Dortmund ‘nxin’ Qymyrxhinjtë

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E
21:00 Atletico Madrid – Celtic
21:00 Lazio – Feyenoord
Champions League Group F
18:45 Borussia Dortmund – Newcastle United
21:00 AC Milan – Paris Saint-Germain
Champions League Group G
21:00 FK Crvena Zvezda – RB Leipzig
21:00 Manchester City – Young Boys
Champions League Group H
18:45 Shakhtar Donetsk – Barcelona
21:00 FC Porto – Royal Antwerp



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *