• |
ide | kryesore

Endrick, ylli i Real Madrid, më mirë se Pelé e Ronaldo: më i riu ndonjëherë në Seleçao

-Instant, Sport



Djaloshi vjen nga tre gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit me Palmeiras, që tashmë falë golave të tij që kanë prodhuar gjashtë pikë ka arritur Botafogo në krye të renditjes ‘Brasilerao’. E shpërblimi për Endrick, yllin e ri të futbollit, ka mbërritur me thirrjen e parë në kombëtaren e 5 herë kampionëve të botës, Brazilit. Seleçao po përgatitet për të luajtur ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Kolumbisë dhe Argjentinës dhe Diniz i ka bërë një telefonatë edhe Endrick.

Në moshën 17 vjeç e tre muaj, Endrick u bë lojtari më i ri i thirrur nga Seleçao që nga viti 1994. Në atë vit, minoreni i thirrur nga trajneri i atëhershëm, Carlos Alberto Parreira, ishte Ronaldo ‘Fenomeni’, i cili më vonë u bë kampion bote në SHBA. Përpara se ish-lojtari i Barcelonës e Real Madrid të thirrej në kombëtare si minoren, i kishte takuar më parë edhe O Rei Pelé dhe Edu, bashkëlojtarit të tij në Santos të grumbulluar nga Seleçao për Kupën e Botës 1966.

ASKUSH MË MIRË SE AI

Tani është radha e Endrick, që e nis më mirë edhe se Neymar, i zgjedhur për herë të parë në moshën 18-vjeçare, si dhe Vinicius Junior dhe Rodrygo, shokët e ardhshëm të xhevahirit të Palmeiras te Real Madrid. Blancos tashmë e kanë blerë për 60 milionë euro, por do të largohet nga Brazili vetëm në arritjen e moshës madhore (në vitin 2024).

endrick

Duke parë nga e kaluara, as kampionë si Ronaldinho, Kakà, Romario, Rivaldo, Careca, Zico dhe Rivelino, edhe pse të jashtëzakonshëm, nuk kishin arritur të thirreshin në kombëtaren e të rriturve para se të bëheshin mazhorenë. Është e vetëkuptueshme që Endrick tani do të duhet të përballet me peshën e pritshmërive të bëra mbi të. Deri tani djaloshi ka treguar se mund të përballojë presionin duke shënuar, që kur bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 16 vjeç e 77 ditë, 14 gola në 54 ndeshje me fanellën e Palmeiras, nga të cilat 28 si titullar.

ARRITJET E ENDRICK

E tani, pak më shumë se një vit më vonë, ai tashmë ka fituar kampionatin kombëtar në 2022 dhe atë Paulista (shënoi në finale) dhe Superkupën e Brazilit këtë vit. Tani, në pritje të kalimit te Real Madrid, erdhi thirrja nga Seleçao dhe elozhet e trajnerit të ‘përkohshëm’ Fernando Diniz: “Endrick ka një potencial të madh, një talent të madh, por, duke pasur parasysh moshën e tij, ende nuk jemi të sigurt se do të jetë në gjendje të konfirmojë veten. Kjo thirrje nuk i bën presion, por është një shpërblim për atë që ka bërë deri më tani dhe një parashikim për të ardhmen, se çfarë mund të bëhet ky djalë. Ai është një ‘garoto’ i vitit 2006 dhe po kalon një moment të mrekullueshëm, madje më të mirin. E përsëris se ai ka potencial të madh dhe luan kundër ekipeve të mëdha pa asnjë frikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *