• |
ide | kryesore

Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron aksion tjetër në seancë

Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot në seancë e njoftuar për në orën 10:00 pas një javë me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se prej një muaji nuk shkon në Parlament. Nga selia e Parlamentit në pritje të nisjes së seancën plenare, Berisha theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

“Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.

Ai u pyet nga gazetarët për deputetët socialistë që kanë mbërritur më herët se zakonisht në sallën e seancave plenare. “Le të mbërrijnë në më herët. Asgjë nuk ndalon veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës”, shtoi ai.

Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e Komisioneve hetimore, duke bërë që opozita të mos lejojë një aktivitet normal të punimeve në Kuvend. Kujtojmë se në seancën e fundit pati përplasje të forta mes deputetëve të opozitës me disa prej atyre të pozitës. Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Po ashtu deputetët e opozitës nuk kanë lejuar zhvillimin e asnjë mbledhjeje të Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, duke detyruar deputetët e mazhorancës që t’i zhvillojnë ato online.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *