• |
ide | kryesore

Mjekët e Dwamenas/ Kur të lënë të vdesësh për ca gola më shumë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Jeta e shkurtër e Raphael Dwamenës i ngjan një përpjekjeje të ethshme për të luajtur futboll, edhe pse mjekët e huaj përpiqen ta ndalin me çdo kusht. Ganezi ka qenë i gatshëm të paguajë çdo çmim dhe shansin ia dhanë vetëm mjekët shqiptarë: Të paguajë me jetë.

Në një foto që qarkullon pas vdekjes së tij në fushë, ai duket me një bluzë të zezë ku shkruhet “Jezusi nuk është një nga ato gjërat që bëhen në fundjavë”.

Pak kohë më parë, kur sapo kishte pësuar një humbje ndjenjash në fushë dhe vdekja po i trokiste në derë ai foli si një besimtar, që ia lë zotit të caktojë ditën kur do të vdesë. “Nëse unë vdes, ky është vullneti i Zotit. Unë jam larguar dhe kaq. I harruar. Njerëzit do të jenë të trishtuar për disa orë, ose ndoshta edhe disa javë. Por ata do ta kalojnë atë dhe do të vazhdojnë. Unë nuk e jetoj jetën time për t’i kënaqur njerëzit. Vetëm Zotin”, thoshte Dwamena.

Zemrën e sëmurë e kishte prej natyrës apo prej zotit, por detyra për ta ndaluar turravrapin e tij drejt vdekjes ishte e mjekëve.

Dhe në disa vende të botës, këta i kishin qëndruar detyrës. Megjithëse një talent i padiskutueshëm, mjekët e kishin ndaluar të dilte në fushë me rrezikun se zemra e tij nuk do ta përballonte dot.

Në gushtin e vitit 2017, talenti Dwamena ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij, që mbante emrin e Premier Ligës angleze. Skuadra e Brajton ishte gati ta merrte, por procedurat u ndalën pas testeve mjekësore. Aty u zbuluan problemet e lojtarit me zemrën. Ndonëse mjekët e paralajmëruan, ai vazhdoi të luante futboll dhe një vit më vonë u transferua tek Levante në Spanjë.

I huazuar tek Real Saragoza, lojtari nga Gana do të merrte një paralajmërim tjetër nga mjekët, se nuk duhej të luante më futboll. Kjo ndodhi pasi u rrëzua në fushë ku humbi ndjenjat. Pas kontrollit, mjeket i këshilluan tërheqjen e menjëhershme nga futbolli. Që pas kësaj, në fushë do të hynte me një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) që ndihmonte zemrën e tij të funksiononte, por jo të sforcohej.

Goditjen e radhës e mori në Danimarkë, kur luante me Vejlen. Edhe aty një tjetër rrëzim për shkak të problemeve me zemrën, që pasohet nga ndalimi i mjekëve për të luajtur futboll. Për shkak të gjendjes së zemrës, Vejle konfirmoi se Dwamena nuk mund të luante më.

Ndërsa në Austri, te Linz, ganezi humbi ndjenjat në fushë gjatë një ndeshjeje kupe. Mjekët vendosën sërish që afrikani duhej ta braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më. “Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, tha Dwamena asokohe.

Mbërritja në kampionatin shqiptar ishte një surprizë. Pakkush e dinte sekretin se pse një talent që kishte luajtur në La Liga tani po i ofronte shërbimet e tij për Egnatian. Megjithëse nuk ishte e vështirë të zbuloheshin problemet e tij dhe eksperiencat në disa nga skuadrat e huaja, gjendja e tij u kalua në heshtje. Dwamena ishte golashënuesi më i mirë i Egnatia-s dhe kjo mjaftonte.

Gjatë përballjes me Partizanin, këtë të shtunë, ai humb ndjenjat në minutën e 24 të lojës. Kësaj radhe për të mos u çuar më. Kur është dërguar në spital ka qenë shumë vonë./Lapsi.al



25 Comments

  1. 28 vjec i vdekur nga zemra?!! Ky eshte ne vazhden e lojtareve qe kane rene ne fushe te vdekur dhe vdekje qe filluan menjehere mbas vaksinave vrastare. Kjo qe po ndodh eshte krim !!!

    Ngushellime familjes.

      1. Mos e ke gje ti kartelen mjeksore te lojtarit para 2019 ?!! … Prit prit derisa te te bjere ty ne koke. Tutkun !!!

        🙂

    1. Ik o Miri fli gjume. Ai ka pasur probleme me vite dhe mjeket ne vende te tjera Nuk e kane le just te luaj e futboll. Perhap kot panik injorant

    2. O Miri, ty si budall të njohim vetëm ne të lagjes.
      Pse poston gomarlliqe dhe bën të tallin karin me ty gjithë bota?

      1. Të ishte ashtu Rama nuk do harxhonte lekë për t’ju nxitur dhe paguar juve sahanlëpirësve për të postuar këtu te lapsi. Jeni shtuar ca si shumë sidomos këto kohët e fundit. Pse, ë pse ??!! … Ja fundërrina si puna jote bëjnë që ai vend të mos eci!

        Edhe e fundit, mos kujto se fshihesh mbas një pseudonimi dhe nuk gjindesh se kush je. Ka mënyra e mënyra. Po keto gjëra ti nuk i din, do ta kuptosh kur të të vij tek dera…. Karma do të të ndjek, karma!!

        1. Obobo. Komplet budallë.
          Po pse mor po të jesh pro vaksinës, duhet të jesh me Ramutin?
          Dhe të gjithë ata që janë kundër vaksinave, janë patjetër me Salihun.
          Dhe thotë, jo nuk jam budallë.

          1. Po po të mbushur e ke, ato dengla mbaj për vete, fshati që duket s’do kallauz …. dhe sa për vaksinat, emrin mos t’ja dëgjojmë më, nga kushdo që të vijë.

    1. O Lapsi ca lidhje kane mjeket me kete gje. Ne Itali nuk te len te lozesh me pace maker, ne Angli te len. Po e mbani mend rastin e Erikson, eshte federata qe i cakton rregullat

    1. Vk o vk!

      Kesaj i thonë ta vrasesh!

      Lojtaret tanë janë komplet të pambrojtur as e rru njeri

      Nivel idiot, klube qe skane lidhje as ne sportin e as me biznesin e sportit si në cdo ligë amatore e profesionale. Gjithmonë mendoj se i dun klubet per fushat për pallate , ose për baste!

      Një varikarizëm total o VK!
      U be vite qe nuk shkoj ne stadium se te vjen për te vjellë nga niveli i cdo gjejë, tifozët, fotbollistet arbitrat,presidentet fshf policet dhe e fundit stadiumi me kullë!
      Më shumë është qendër tregtare ne fushë për kullotje syri!

      Shyqyr qe shohim noi ndeshje ne fundjave te premier leagues!

  2. Ne shqiperi ,i punesuari ,punon per punedhensin.Kjo praktik ndodhet ne majen e shtetit. Rama eshte bosi qe puneson administraten e shtetit,nga qeveria,presidenti,parlamenti,policia,drejtesia,piramides me te larte te shtetit,deri ne gishtin e thoit,pra ne nivelin me te ulet,fshesagjinjte e rrugeve,qe po sishin me kryeministrin dhe partine e tij,spunojne dot,me parate publike,ku bosi i atyre parave eshte kryeministri.Pra dhe doktori,qe une jam 100 perqind i bindur raportin e ekspertizes mjeksore te te ndjerit e ka dhene me diagnozen qe ka patur realishte i ndjeri,por presidenti i ketij ekipi e ka neglizhuar per interesin e ekipit dhe qellimit qe pse e ka blere kete futbolliste dhe i ka dhene ate pagese faraone per pagesat reale te futbollisteve shqiptare ne futbollin shqiptare.Vdekja e ketij futbollisti eshte realiteti i sistemit te kalbur shqiptare,qe ka mare realishte jetet e gjithe shqiptareve,me aq te vdekur ne shqiperi,qe edhe ne lufte skane vdekur aq njerez.Ky sistemi qe ka sot vendi jone,vetem emrin ka demokratik,se funksionon si sistem komunisto-fashiste.Pa llogaritur para 90,pas 90 sistemi shqiptar ka filluar me mentalitet komunisto-fashiste dhe sot rama e ka istaluar juridikishte ne sistem komunisto-fashiste.Sot ramen populli e quan enver-hitler, lukashenko-putin dhe fundi i tij do jete si i kadafit ne libi.Me gure do ta vrasi populli i tije.

      1. Sigurisht që Rama nuk hyn dirrekt në këtë ngjarje tragjike me futbollistin afrikan , por ama nëse në bashkinë e Rogozhinës nuk do të zgjidhej kryetari me votat e dënuarve në burgje po me vota të rregullta, personat që përgjigjen për sportin në këtë rreth , do të ishin të kujdessshëm që ai futbollist të mos lejohej të bënte vetëvrasje duke luajtur me aparat në zemër.
        E kishin ndaluar mjekët të ndjerin futbollist në klubet e tjera të shquara europiane, që të luante futboll , pasi kishin mjekë specialistë që e bëjnë detyrën e tyre.
        Po ju a mer mendja që në Rogozhinë ka pasur mjekë të atillë specialistë ?
        E shumta mund të ketë një mjek të pëtgjithshëm .
        Ama klubi sportiv që e ka marë me kontratë , duhet të informohej për gjendjen e tij shëndetsore, e nëse e dinte që mjekët e klubeve europiane e kishin konstatuar sëmundjen e tij, përgjegjesia shkon së pari tek ata, për të shkuar më tej tek i gjithë zinxhiri shtetëror shqiptar, e pse jo deri tek qeveria.

      2. BRAVO ” terra” i ores 11.17 ! Ne cdo fjale tenden eshte realiteti i hidhur shqiptar! Kemi nje qeveri kriminale qe vetem per vendin e per popullin nuk mendon e punon! Allahu i shkaterrofte!

  3. Ka te beje zoteri ka.Ka se po te qe koka e shtetit jo e korruptuar ,nuk ja mban njeriu te bej korrupsion.Po te kish nje kryeminister jo te korruptuar,,sdo dilnin te gjithe ministrat e tij te korruptuar.Ai kryeminister sdo lejonte qe vellai i tij te ishte drejtori i nje ekipi si partizani.Se mesa di une drejtor u be me vellain kryeminister,pa asnje merite..Presidenti i kuksit ishi doli i korruptuar kur i doli vidjua?Sishte me pare?Po rama krenohej dhe bente fushate per te si zgjedhja e perkryer e tij.Si ka mundesi qe te gjithe presidentet e klubeve te futbollit shqiptare kane idhull edi ramen.Shqiptaret,klubi egnatia,presidenti i egnatis dhe doktori dhe fizoterapistet e egnatias vrane nje njeri.Kush i mbron eshte po aq fajtor dhe behet bashkepuntor ne vrasje,se vrasje te tilla,ne menyra te ndryshme po ndodhin cdo dite nga ky kryeminister vrases dhe antishqiptare,qe karigen e mban me terror ne votime dhe e ligjeron nga brukseli i korruptuar dhe po aq antishqiptare.Populli duhet te jete ne opozite me qeverite kushdo qofshin ato te majta,apo te djathta.Populli jone nuk voton.Nuk voton se ata qe jane ne opozite me qeverite persekutohen nga rregjimi hiqen nga puna,,u konfiksohen dhe prishen pasurite,bandat i kercenijne i rrahin i masakrojne dhe prandaj shqiptaret ikin nga syte kembet nga ky vend kolonial i brukselit.Pensionistet ,qe piketohen nga patronazhistet si opozite me ramen i persekutone ,i sorrollasin,per pensionet jua bllokojne,,i terrorizojne.Ketu kane ngelur patronazhistet, te korruptuarit ne administrate,qe vetem vjedhin.Jane keta qe edhe ne rjetet sociale kur del ndonje qe thote dicka kundra rames .te kercenojne,fyejne,dhe kur kane mundesi te vrasin.Paraja e piset dhe e babzitur po vret cdo dite.Po vret ne shendetsi,ne arsim, ,ne hipoteka per pasurite,,po vret ne rruge,per shpejtesi,nga makinat lluksoze te pushtetareve hajdute,te droges, korrupsionit,qe kryetar kane kryeminister nje hajdut,nje drogmen,nje te korruptuar ,nje te shitur nje antishqiptare,qe u merr perqindjen ketyre me larte dhe ju thote pse kaq pak ,dua me shume dhe kush ja dreth ka krujuar spakun ,ti rjepi te gjalle..Turp qe mbron kete kryeminister.Ose e mbron se je dhe vete pjese e kesaj masakre te edi rames ndaj kombit shqiptare,se rama ka mare nga borreli,lajcaku shtetaret e tri shteteve qe se kane njohur kosoven te drejten e masakres jo vetem ndaj shqiptareve brenda teritorit kushtetues shqiptare,por jakane dhene edhe per republiken e Kosoves,ta ndaje dhe poshteroje sikur eshte vete vucici.Koha do jy ndeshkoje or rilindasit e edi rames,jo socialistet,se rama seshte as socialiste dhe as shqiptare,por te paatdhe,te pafytyre dhe antishqiptare ne interes te nje antishqiptari te betuar,qe po perze shqiptaret dhe po e mbush me afrikan,se atyre neser ne votime do jene ne shumice dhe do bejne mazhorancen dhe do bejne qeverite.Dhe dihet ckane ne krye afrikanet ne vendet e tyre.Kane diktatore,vrases,sa te droguar aq dhe te pashpirte..Jo vetem futbolli,por cdo gje ne jeten e nje vendi nga sporti,arsimi,kultura,drejtesia,policia dhe kushdo istitucion zgjidhet nga politika dhe eshte politik.Prandaj mos me thuaj futbolli seshte politik.Po mor patronazhiste eshte politik.Nga politika e nje qeverie varet jeta jone .

  4. Pse serbi salih nuk ka reaguar per vdekjen e paralajmeruar nga mjeket,si nje mjek ne pension salihu duhej te kishte folur,ai flet dhe kur ilir metaj ben nje pordhe ne Lalez nuk i falet karadiologut salih.cecenet e shpellkaret nuk e kane pritur mire heshtjen e tij dhe thone qe ka humbur pike ne opinionin publik.

  5. Për të ardhur keq, iu prehtë shpirti në paqe!
    Kuptoj nga shkrimi juaj që nuk është se në këto vendet e shumta të Evropës Perëndimore nuk e kanë lejuar të luajë futboll, për deri sa disa herë ka rënë pa ndjenja në fusha të ndryshme futbolli nga Spanja, në Danimarkë, Austri, e me radhë. Nuk e di si funksionon në këto raste, nëse mjeku ka mundësinë ta ndalojë futbollistin të luajë apo thjesht mund ta këshillojë, por më duket e tepër t’ia vishni mjekëve tanë këtë përgjegjësi. Ndoshta përgjigjësia është më shumë e pronarëve të klubeve!

  6. Vrasja e Aleks Nikes eshte pa autor, dhe nje rikthim per hapjen me themel te vrasjes me 21 janar, e rikthen teresisht hetimin ne piken e nisjes. Me sa duket ketu e ka shkakun dhe acarimi i Berishes, i cili nuk po gjen paqe, duke bllokuar parlamentin, kercenuar prokuroret e SPAK dhe duke deklaruar greva urie apo revolucione.

  7. Si politikan ai e ka mbaruar ciklin e tij me kohë. Shpartalloj partinë për interesa personale, ose do më ruani mua thotë ose do bëheni të gjithë si unë. Ai ka 33 e vite që shinë si ti teket dhe ka bërë kryeministrin dhe presidentin, ai thotë unë nuk dua që ta shkel Kushtetutën dhe e thotë këtë ai që kur u miratua Kushtetuta ai e quante atë si pasaporta e socialistëve. Ai e di të gjithë shqiptarët budallenj më duket. E thirrën në Gjykatë, nëse ai e di veten për të pafajshëm, të paraqitet, se është turp ta marrë vesh bota që ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit nuk pranon të vejë në gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *