• |
ide | kryesore

Të rinjtë çmenden në TikTok për letrën e Bin Laden, “The Guardian” fshin artikullin

Arkiva, Lajme, Të fundit
bin laden



TikTok është i njohur për tendencat e çuditshme, nga këshillat e bukurisë tek obsesionet me Perandorinë Romake. Por këtë javë është bërë trend përmbajtja e një letre të ish-udhëheqësit të al-Kaedës, Osama bin Laden, që u botua më shumë se 20 vjet më parë në “The Guardian”.

Letra e gjatë, e botuar pak më shumë se një vit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, përfshin pretendimet e Bin Laden kundër përfshirjes perëndimore në vendet muslimane (një shtyllë e propagandës xhihadiste) dhe kritikon mbështetjen e Amerikës për Izraelin dhe politikat e tij në territoret palestineze.

Ai gjithashtu bën kritika për “gënjeshtrat, imoralitetin dhe shthurjen” perëndimore, “aktet e kurvërisë, homoseksualizmit, pijeve dehëse, bixhozit dhe tregtisë me interes” dhe argumenton se për këto arsye sulmet kundër civilëve dhe ndaj Shteteve të Bashkuara janë të justifikuara.

Pavarësisht se letra ka mijëra fjalë dhe është shkruar 2 dekada më parë nga udhëheqësi terrorist që tashmë nuk jeton më, letra është bërë virale në TikTok në kulmin e debateve mbi luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

“Sapo lexova “Një Letër për Amerikën” dhe kurrë nuk do ta shikoj jetën njësoj, nuk do ta shikoj kurrë këtë vend njësoj” – shprehet një përdorues i TikTok në një video që ka marrë 1.2 milion shikime në më pak se 24 orë.

Një tjetër person thotë se “po përpiqej të kthehej në jetë si normalisht”, por tani ka “kuptuar seka mësuar gjithçka për Lindjen e Mesme, 11 shtatorin dhe se “terrorizmi” ishte një gënjeshtër”. Një tjetër shkruan se përvoja e leximit të tekstit në kolegj “ndryshoi të gjithë këndvështrimin e tij për qeverinë amerikane”.

Rritja e papritur e interesit bëri që edhe gazeta britanike “The Guardian” të hiqte nga faqja online në 15 nëntor të këtij viti një artikull të vjetër të botuar disa dekada më parë që përmbante letrën e plotë. Ai artikull, i botuar në vitin 2002, detajonte se si letra po shpërndahej mes ekstremistëve islamikë në Britani, mes paralajmërimeve të qeverisë se sulmet e Al-Kaedës në vend ishin “të pashmangshme”.

The Guardian's website now displays this notice in place of the letter, which had previously been published in full

Në mënyrë të pashmangshme, disa përdorues të mediave sociale e panë heqjen e artikullit si të dyshimtë. Një person akuzoi gazetën për “censurim aktiv” të informacionit. Charlie Winter, një specialist në çështjet xhihadiste dhe drejtor i kërkimit në platformën e inteligjencës ExTrac, tha në një intervistë telefonike të enjten se ai ishte “sinqerisht shumë i befasuar me reagimet” për letrën, të cilën ai e përshkroi si “një lloj teksti doktrinor thelbësor” si për al-Kaedën ashtu edhe për Shtetin Islamik.

Përveç ankesave të gjata, letra përmban një “gjuhë të hapur që qartësisht bën thirrje për akte gjenocidi, duke bërë thirrje qartë ose duke justifikuar akte pa dallim dhune kundër civilëve, justifikime të qarta për vrasjen e joluftëtarëve në çdo komb që është demokratik dhe që lufton kundër një shteti me shumicë myslimane”, – thotë ai.

“Nuk është letra ajo që po bëhet virale. Është një lexim selektiv i pjesëve të letrës që po bëhen virale. Dhe nuk e di nëse është për shkak se njerëzit në fakt nuk po e lexojnë apo kur e lexojnë, po lexojnë pjesët që duan të shohin” – shtoi ai.

Një zëdhënës i The Guardian tha se transkripti ishte hequr pasi ai ishte “shpërndarë gjerësisht në mediat sociale pa kontekstin e plotë. Prandaj, ne kemi vendosur ta heqim atë dhe t’i drejtojmë lexuesit në artikullin e lajmeve që fillimisht e ka kontekstualizuar atë.”

Redaktorët e “The Guardian” u përballën me një valë kritikash pasi interesi për letrën e bin Ladenit filloi të rritet, tha në një intervistë telefonike Marco Bastos, një pedagog për Mediat dhe Komunikimin në Universitetin e Londrës.

“Nëse ata nuk e heqin përmbajtjen, përmbajtja do të përdoret dhe do të diskutohet, mund të ndahet dhe do të bëhet virale – nëse jo jashtë kontekstit, atëherë sigurisht jashtë fushëveprimit të pjesës origjinale. Nëse e heqin atë, do të akuzohen për censurë, siç po ndodh tani” – tha Bastos.

Në kohën e botimit, redaktorët “prisnin që kjo letër të lexohej në mënyrë kritike”. Tani ajo po konsumohet dhe shpërndahet për të nxitur një axhendë që është pikërisht e kundërta e asaj për të cilën ishte menduar fillimisht. Prandaj, natyrisht, ata e kanë hequr përmbajtjen.”

Një zëdhënës i TikTok u shpreh se: “Përmbajtja që promovon këtë letër shkel qartë rregullat tona për mbështetjen e çdo forme terrorizmi. Ne po e heqim në mënyrë proaktive dhe agresive këtë përmbajtje dhe po hetojmë se si u fut në platformën tonë. Numri i videove në TikTok është i vogël dhe raportet për të në trend në platformën tonë janë të pasakta. Kjo nuk është unike për TikTok dhe është shfaqur nëpër platforma dhe media të shumta”tha ai. ©LAPSI.al



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *