• |
ide | kryesore

Berisha pas mbledhjes në Kryesi: Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të takimit të grupit të deputetëve, deklaroi se aksioni i opozitës vazhdon pa kthim deri në fitore.

“Vazhdimi i betejës pa kthim të deputetëve të opozitës. Parlamenti është shndërruar në një aneks të Surrelit, ka humbur çdo funksion si tempull i demokracisë së Shqipërisë, ndaj dhe deputetët e opozitës, në emër të popullit opozitar, qytetarëve që besojnë tek vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin motorrin kryesor të saj, që besojnë se ministrat, pushtetarët dhe cilido duhet të hetohen nga Komisionet Parlamentare me transparencë, duhet të pasqyrohen e gjithë veprimtaria ligjore, apo antiligjore, kushtetuese apo antikushtetuese e tyre.

Një nen me rëndësi kapitale në Kushtetutë duhet të respektohet. Ligjet, rezolutat, amendamentet e opozitës, duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Sikundër kurrë ndonjëherë qeveria nuk mund të mendojë të caktojë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet Parlamentare.

Këto janë kërkesat më themelore për të cilat deputetët e opozitës janë të vendosur në këtë beteja pa kthim gjer në fitoren e tyre”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *