• |
ide | kryesore

Video/ Fjalimi i pamëshirshëm i Deschamps me lojtarët në pushim kundër Gjibraltarit: e po fitonin 7-0

-Instant, Sport, Video
Deschamps



Të shtunën e kaluar në Nice, një uragan i quajtur Francë goditi Gjibraltarin e vogël. Ndeshja mes dy kombëtareve, e vlefshme për javën e parafundit të grupit kualifikues për Euro 2024, përfundoi me një rezultat të bujshëm 14-0. Gjelat e drejtuar nga Didier Deschamps, gjetën rrugën drejt rrjetës me 10 lojtarë të ndryshëm.

Pas 45′ të parë rezultati ishte tashmë 7-0 për Les Bleus, të cilët mund të menaxhonin ose të paktën të ngadalësonin ritmin në pjesën e dytë. Megjithatë, trajneri kishte ide të ndryshme dhe për ta vërtetuar këtë u shfaq videoja e fjalimit që ai i mbajti skuadrës në pushimin e pjesës së parë. Një fjalim saktësisht i pamëshirshëm.

14-0 me të cilin kombëtarja franceze asgjësoi Gjibraltarin fatkeq përfaqëson një record. Rezultati mundi atë 13-0 me të cilin Gjermania mposhti San Marinon në 2006. Gjelat tashmë ishin kualifikuar për Kampionatin e ardhshëm Evropian, por dëshira e tyre për të fituar (e stërfituar) nuk mungoi për këtë arsye. Ashtu si trajnerit Didier Deschamps nuk i mungoi cinizmi gjatë pushimit të ndeshjes, me skuadrën e tij tashmë që kryesonte me 7 gola, me një lojtar më shumë dhe në kontroll të plotë të ndeshjes. Fjalimi i ish-mesfushorit të Juventus drejtuar skuadrës në dhomat e zhveshjes u duk, për shumë njerëz, si i pamëshirshëm.

FJALIMI I DESCHAMPS

“Notat maksimale për pjesën e parë, djema”, filloi Deschamps, duke folur me një qetësi të frikshme. Megjithatë, ai e shtyu skuadrën e tij të mos ndalet: “Ne duhet të bëjmë pak a shumë të njëjtën gjë në të dytën. T’i mbajmë gjërat sa më të thjeshta dhe shënojmë sa herë që mundemi. Është 7-0, por nuk ka kufij. Dua të njëjtën vendosmëri nga të gjithë. Rekordi është 10-0, për kuriozitet mund ta mposhtni. Mos u përmbani djema”, përfundoi ai. Nuk ka “mëshirë sportive” kur luan dhe fjalët e trajnerit të Francës ishin emblematike në këtë kuptim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *