• |
ide | kryesore

Shqipëria nuk përsëritet më, De Biasi jep dorëheqjen nga Azerbaixhani: “Shpresoja të bëja më shumë”

-Instant, Sport
De Biasi



Pas tre vitesh në krye të Azerbajxhanit, Gianni De Biasi ka vendosur të largohet nga pankina e kombëtares. Ish-trajneri i Shqipërisë ka paraprirë me disa ditë skadimin e kontratës së tij, në përfundim të kualifikueseve të Euro 2024, ku ekipi i tij arriti një fitore historike 3-0 ndaj Suedisë. Sidoqoftë, suksesin me kuqezinjtë, të cilët i udhëhoqi drejt kualifikimit për herë të parë në finalen e një Europiani, De Biasi nuk mundi ta përsërisë dot.

E tashmë, Gianni De Biasi nuk është më drejtuesi teknik i Azerbajxhanit. Pas tre vitesh në krye të kombëtares azere, me një rrugëtim me suksese të moderuara, trajneri italian në fakt ka vendosur të japë dorëheqjen: “Para se të filloj të flas, them menjëherë se kam marrë vendimin që të mos qëndroj më në Federatë. Edhe pse besoj se mund të kem bërë një punë të shkëlqyer vitin e fundit. Skuadra ka treguar rritje të jashtëzakonshme dhe ka arritur rezultate historike për Azerbajxhanin. Ne morëm 7 pikë në një grup me 5 ekipe, në një fushatë kualifikuese për Europianin. Arritëm pesë fitore të njëpasnjëshme, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ne demonstruam kundër skuadrave të mëdha si Belgjika në ndeshjen e parë, Austria dhe Suedia se jemi në rrugën e duhur, se kemi ndërtuar një grup interesant lojtarësh, por për sa më përket, unë do të ndalem këtu”.

Lexo më tej: Video/ Lukaku sikletos shqiptarin De Biasi: Belgjika shpërthyese, fitojnë Spanja e Portugalia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *