• |
ide | kryesore

Jamie Lynn Spears flet për puthjen e Britney me Madonna

Paparazzi, Slider



Jamie Lynn Spears ka komentuar puthjen e famshme mes motrës së saj, Britney Spears dhe Madonna-s në MTV Video Music Awards 2003 (VMAs).

Aktorja aktualisht është duke marrë pjesë në realityn show I’m a Celebrity… Get Me Out of Here! Në episodin e fundit, i cili u transmetua të premten, më 24 nëntor, ajo diskutoi performancën dhe marrëdhënien me motrën e saj më të madhe.

Ndërsa ishte në kamp, Fred Sirieix e pyeti Jamie-n se si erdhi puthja në VMA, për të cilën ajo tha: “ Ato thjesht e bënë. Unë isha në shtëpi duke parë dhe thjesht thashë: “Do të jetë diçka argëtuese për t’u diskutuar nesër në shkollë, mezi pres”.

“Gjithçka që bënte motra ime për mua ishte më e mira, vazhdoi Jamie Lynn. “Kur bëhej fjalë për motrën time nëse dikush thoshte ndonjë gjë, isha gati t’i sulmoja. “Unë isha sikur ‘Mos fol për motrën time, ajo është më e mira’.” Jamie më pas tregoi se nëna e tyre e kishte pritur mirë puthjen duke thënë se ajo ishte “artistike” dhe se Britney po “shprehej”.

Jamie Lynn ka qëndruar relativisht e heshtur për motrën e saj të famshme gjatë kohës së saj në I’m a Celeb, duke iu referuar vetes si një “aktore dhe këngëtare”. Ajo dhe Britney janë grindur publikisht vitet e fundit, pasi artistja e akuzoi se ishte bashkëpunëtore në mbajtjen e saj nën një kujdestari që i hoqi kontrollin mbi biznesin dhe çështjet e saj personale./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *