• |
ide | kryesore

“Nuk është dramë”: Ahmataj minimizon humbjen me Erzenin e thumbon arbitrimin, Deliallisi pranon cinizmin

Sport
Ahmataj



“Ndodh në futboll, mungesë përqendrimi dhe në fund vendoset rezultati nga një episod. Provuam shumë, krijuam raste, por bëmë gabime në goditje dhe finalizim. Këto janë ata që duhet të ushtrohemi dhe të rregullohemi për të kapur maksimumin”. Julian Ahmataj mundohet të analizojë atë 1-0 që ishte e cuditshme për tu parë, duke parë mënyrën e lojës që u luajt. Një humbje që mund t’i kushtojë pikë të tjera diferencen nga kreu, pa harruar afrimin e vendeve që mund të kërcënojnë Final Four: “Rezultati na mërzit, por nuk është se kjo humbje vjen në moment deciziv të kampionatit. Ndodh që ke 10-15 mundësi, por nuk shënon, apo shënojmë dhe na anulohet”.

Ahmataj pastaj vazhdoi të qetësonte ujërat në kampin e Tiranës: “Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, është thjesht një rezultat. Dramë mund të quhet kur nuk ke ekuilibra dhe nuk krijon lojë. Erzeni nuk krijoi asnjë moment të dytë për të na ndëshkuar”.

Probleme me formacionin Tirana ka dhe ndryshimet e vazhdueshme kanë kosto: “Nuk është se po bëjmë rotacion kemi patur lojtar të dëmtuar. Kaina nuk u stërvit me ekipin gjatë javës. Jemi mundur të marrim lojtarë nga U-19 që t’i përdorim dhe plotësohemi”, tha Ahmataj. E sikur të mos mjaftonte, u dëmtua edhe Hasani, në atë kontrast loje në minutën e 20′, që e detyroi sulmuesin ta mbyllte ndeshjen pas një pjese loje: “Po merren doktorët me ekzaminimin, e pati këmbën të rënduar nuk mund të vazhdonte. Ndaj e zëvendësuam”, shpjegoi tekniku.

Lexo më tej: Shembet Tirana, Mihana trondit Ahmatajn: protesta për penallti e dy gola të anuluar bardhebluve

DELIALLISI: E KISHIM FATIN ME VETE

“Ishte një ndeshje karakteri, që na duheshin pikët. Duhet të ngrinim moralin pas asaj gjendje psikologjike që kishim rënë. Ishim të përqendruar, luftuam dhe vuajtëm shumë. Sot mendoj që kishim dhe fatin me vete, një fat që nuk e kemi pasur në ndeshjet e kaluar. Djemtë e merituan fitoren dhe komplimentet i shkojnë vetëm atyre”. Alfred Deliallisi pranon cinizmin me të cilin Erzeni triumfoi kundër Tiranës, me një 1-0 që pa shijakasit të godisnin vetëm dy herë në portën e Abdullahut. “Sot kërkoja diçka ndryshe- shpjegoi Deliallisi -. Duhet të merrnim pikët, nuk doja një lojë të bukur. Sot u munduam të ishim cinikë dhe të kapnim Tiranën në ato momente kundërsulmi. Dhamë gjithçka nga vetja dhe morëm tre pikët”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *