• |
ide | kryesore

Mediat greke jehonë vendimit për Belerin: Kusht i Athinës për integrimin

Arkiva, Lajme, Të fundit
greke



Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të hënë kërkesën e Fredi Belerit për t’i dhënë disa orë leje për të bërë betimin dhe për të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës. Gjykata i dha të drejtë SPAK, sipas të cilit një kërkesë e tillë nuk është e bazuar në ligj megjithatë ai ka të drejtë që brenda 15 ditësh ta apelojë vendimin. Seanca në Gjykatën e Posaçme është ndjekur nga disa media të rëndësishme greke. ERT që kishte dërguar gjithashtu një grup gazetarësh në Tiranë u mëshoi pretendimeve të Belerit para gjykatës.

“Kryeministri Rama dhe rrethi i tij e banalizojnë procesin dhe avancojnë vendimet. Gjyqtarët kanë frikë të shprehen lirisht dhe të marrin vendime, disa japin dorëheqjen” – tha Beleri ndërsa vëllai i tij, Leonardi shkoi edhe më tej.

“Që nga dita e parë që u arrestua e deri më sot flasim për një proces të montuar. Po flasim për një gjykim civil. Në këtë rast të veçantë sot, çështja e vendimit të Fredit nuk u vendos. Atë e vendos vullneti dhe vota e të gjithë himariotëve”, – tha ai.

Ndërsa avokati i Belerit tha se vendimi u paracaktua nga Rama pak ditë më parë në një intervistë televizive. Jashtë gjykatës, një turmë njerëzish shpalosën pankarta dhe bërtisnin parulla. Ndërsa gazeta greke Protothema kujton se kjo çështje është vënë si kusht nga Athina për procesin e integrimit në BE. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Beleri mbetet në burg, Greqia kundër Shqipërisë në Bruksel



6 Comments

  1. Robt PS-se, PD-se, Arjan Can’t, Marin Sulit, Vangjel Dules, Greqise, BE-se e shume te tjereve, por ama nje bravo te madhe Spakut e gjykates se posacme.
    Ky person jo vetem qe nuk duhet lejuar te betohet, ky duhet te vdesi ne burg, jo per vjedjen elektorale, por per masakren e Peshkepise.

  2. Ate do hajduti qe Greqia ta pegoje per ne Europe. Ka mundesi ta kete bere me qellim e ka ditur qe greket keshtu do sillen, si bir kurve qe eshte, ketu ja ka fut grekeve..

  3. nuk na vjen e keqja nga ky greku qe na paska darovit ca para,po nga ky gamori surrelit qe ka vjedh me thase dhe nuk i trembet fare qepalla,parate tak tak tak dhe votat fap fap fap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *