• |
ide | kryesore

Berishizmi që i kanoset Partisë Socialiste

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Në kongresin e fundit të Partisë Socialiste nuk munguan kritikat ndaj opozitës. Sidomos ndaj asaj berishiste që është reduktuar tek interesat e një individi dhe të familjes së tij. Është një kritikë e arësyeshme por që injoron berishizmin e Partisë Socialiste.
Si kurrë më parë PS-ja është njehsuar sot me liderin e saj Edi Rama. Edhe identifikimi i saj me Enver Hoxhën në kohën e komunizmit nuk kishte një dimension kaq të thellë personal. Në atë kohë njehsimi mes liderit dhe partisë bëhej nëpërmjet ideologjisë marksiste – leniniste, pishtar i të cilës supozohej se ishte Enveri. Sot ky njehsim bëhet në mënyrë direkte duke e reduktuar partinë tek përmsat dhe humoret e liderit, pa ndonjë ideologji apo program specifik, përtej parrullës “ne punojmë dhe modernizojmë” që ndryshe mund të përkthehet “ne jemi specialista”.
Sot njehsimi i PS-së me liderin e saj është shumë më tepër personal sesa ideologjik. Partia Socialiste është shndërruar në një zgjatim të liderit të saj jo sepse ai është ideolog i spikatur i socializmit, por sespe lideri ka privatizuar të gjithë pushtetin socialist. Ky është virusi berishist që e ka prekur sot Partinë Socialiste.
Një nga aspektet themelore të berishizmit është privatizimi i pushtetit politik të partisë dhe njehsimi i saj me liderin. Është një personalizim i thellë dhe aspak ideologjik i partisë si bashkësi politike. Në këtë aspekt berishizmi është i ndryshëm nga eneverizmi, edhe pse prodhon efekte të ngjashme, sic është kulti i individit, autoritarizmi dhe mungesa e demokracisë.
Reduktimi i partisë politike tek personi apo familja e liderit jo vetëm e zhvesh atë nga identiteti politik, ideologjik dhe programor, por pamundëson edhe rinvomin e elitës politike. Kjo për arësyen e thjeshtë sepse karriera brenda partisë nuk bëhet në bazë të aftësive dhe garës politike por thjesht në funksion të humorit të shefit.
Për këtë arësye lidershipi i partisë gradualisht popullohet ose me servila të paaftë ose me njerëz që janë të aftë por duhet të budallepsen për të mos bezdisur shefin. Nuk është rastësi që Partia e Punës dje degradoi tek personazhe si Lenka Cuko. Ashtu sikurse nuk është rastësi që berishizmi sot promovon personazhe qesharake.
E gjithë kriza e Partisë Demokratike gjatë dy viteve të fundit mund të përmblidhet tek paaftësia e saj për të rinovuar lidershipin politik. Ajo që ka nxjerrë në pah kjo krizë, përtej njehsimit të thellë të PD-së me Berishën, është mjerimi i llogjikës dhe artikulimit politik të lidershpiti të ri që nga Basha deri tek Bardhi. Arësyetimi që ky i fundit, për shembull, i bënte lëvizjes së grupit të tij nga Basha tek Berisha të linte me gojë hapur për mungesën totale të llogjikës politike dhe për paturpësinë e thellë parimore.
Nuk kemi të bëjmë me një paaftësi të rastësishme. Askush nuk mund të krijojë kapital, personalitet apo një profil të fortë politik kur e gjithë karriera e tij bazohet tek servilizmi ndaj liderit dhe jo ndaj ndonjë ideje, ideologjie apo programi politik. Në këto kushte për të bërë karrierë duhet të përsërisësh publikisht budallëqet që thotë kryetari, i cili me përqëndrimin e pushtetit dhe me rrethimin nga servilët degradon me shpejtësi.
Shembulli i Lulëzim Bashës e tregon më së miri këtë proces pervers. Dështimi i tij politik nuk është rastësi, dhe as nuk mund të reduktohet tek vetitë personale. Mungesa e kredibilitetit dhe e kapitalit politik të Bashës ishte pasojë direkte e servilizmit të tij ndaj Berishës. Për të ruajtuar karrierën e tij në PD-ë ai u detyrua të ripërsëriste si papagall të gjitha brockullat e shefit Berisha si për Gërdecin edhe për vrasjet makabre të 21 janarit.
Ndaj nuk është cudi që Basha nuk mundi të krijontë një profil politik të tij as nën hijen e rëndë të Berishës dje dhe as jashtë kësaj hije sot. Nën hijen e shefave të rëndë si lisa mbijnë vetëm shkurre politike, pa verb dhe pa rrënjë të thella në elektorat. Kjo është fara politike që përzgjedhin dhe ujisin shefat për pasardhësit e tyre. Ky ishte rasti i Ramiz Alisë dje, ky është rasti i Lulëzim Bashës sot.
I njëjti proces u pa edhe në kongresin e fundit të Partisë Socialiste që në thelb ishte një brohoritje për shefin. Aty Rama u shfaq si një lis i lartë politik i rrethuar nga bar e shkurre. Rregulla e artë për të bërë karrierë në PS tashmë është “mos i prish qejfin shefit”. Ndaj Partia Socialiste sot i ngjan më shumë se kurrë Partisë Demokratike dje. Natyrisht socialistëve shefi i tyre i duket më i arësyeshëm, më qytetar dhe më evropian, se Berisha.
E megjithatë fenomeni është i njëjtë ndonëse i paketuar më bukur. Sot socialistët në parlament duhet të justifikojnë bllokimin e komisioneve parlamentare të opozitës duke përsëritur absurditete që thotë shefi i tyre. “Nuk mund të ngremë komisione hetimore se po bëjmë ligjin e ri”, “janë ngritur shumë komisione hetimore anti-kushtetuese”, “non-gratat nuk mund të ngrenë komisione hetmore” janë “argumente” bosh që nuk justifikojnë dot refuzimin e të gjitha komisioneve hetimore të opozitës në një vit.
E megjithatë të gjithë deputetët socialist i përsërisin këto brockulla publikisht vetëm e vetëm sepse ky është humori i shefit. Kështu roli i deputetit socialist reduktohet tek bllokimi i komisioneve hetimore të opozitës sepse për kontroll të ekzekutivit as që bëhet fjalë. Për pasojë parlamenti shqiptar nga një inkubator i prodhimit të elitave të reja politike kthehet në një varrezë të talentit politik. Ndaj berishizmi socialist po degradon elitën politike të kësaj partie sot ashtu sikurse Berisha e bëri dje në PD.
Mjafton të shikosh se si kryeministri e keq-përdor kryetaren e kuvendit për të dhunuar të drejtat e opozitës. Në një Republikë Parlamentare pozicioni i kryetares së parlamentit është një trampolinë e madhe politike për tu projektuar si lider në të ardhmen. Ama kur ky pozicion përdoret për të bllokuar komisionet hetimore të opozitës ai thjesht shërben për degradimin dhe jo promovimin e imazhit politik të kryeparlamentares, qoftë si institucion qoftë si politikane.
Ky është berishizmi socalist që e ka kanalizuar të gjithë kapitalin dhe pushtetin socialist tek lisi politik Rama duke i transformuar elitat politike socialiste në shkurre administrative pa verb dhe pa rrënjë të thella politike. Ai nuk fshihet dot pas imazhit evropian që projekton PS-ja sepse në thelb është një fenomen thellësisht autoritar. Aq më pak mund të fshihet berishizmi socialist tek denoncimi i berishizmit opozitar. Përkundrazi degradimi i opozitës berishiste sot është fati që e pret PS-në nesër nëse edhe kjo parti reduktohet tek lideri, pavarësisht përmasave të tij.

Artikull i shkruar enkas për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu



35 Comments

  1. Do fliste per PSne por xixat i shkrep nga PD ja. Edhe nese PSja eshte bere nje organizate kriminale faji eshte i Berishes. Ka kaluar nje dekade qekur Berisha dorezoi celesat po ska gje,ne è shtyme me Zogun 50 vjet,pse mos te vazhdojme me te njejtin avaz?

      1. Kjo qe thote Kajsiu eshte e krejt e pavend – edhe po ta marrim te mireqene termin “berishizem”, term ky i shpikur dhe perdorur nga kundershtaret politike te Sali Berishes dhe Partise demokratike. Krejt i pavend dhe dy here e tejkalur. Eshte e tejkaluar ne kohe dhe ne permbajtje. Eshte tejkaluar ne kohe, sepse vetem para 1 viti e gjysem ky “berishizmi” organizoi 4 a 5 zgjedhje radhazi, me pjesmarrjen pothuaj maksimale te anetareve te PD-se. Eshte tejkaluar, a me sakte, tejpertej kaluar, ne permbajtje, nga vete kundershtari politik i Berishes, socialisti Edi Rama. As ne diten me te keqe te saj, PD-ja e “berishizmit” nuk ka qene ne kete bunker-gjendje, kazerme-gjendje sic eshte Partia Socialiste. Po te perdornim te njejten terminologji ( per mua mizerabel) qe perdorin rendom te majtet me keto izmat e bajatosur, do te thoshim se “berishizmi” tek te djathtet eshte tejkaluar me vite drite nga “ramizmi” tek socialistet. Kaq per shkrimin e gjate dhe te merzitshem si perhere.
        Eshte me vend te bejm disa konstatime. Hapni arshiven e “LAPSI” dhe do te shihni se shkrimet e Kajsiut fillojne e shpeshtesohen qe kur “nongrata” e beri protagonist me pahir Sali Berishen; arsyeja e ketij shpeshtesimi ka te beje me faktin krijimit te nje empatie ne opinionin publik ndaj Berishes; aq me teper qe edhe dy pesha te renda te opinionit Lubonja dhe Bushati, me qendrimet e tyre kunder “nongrates” dhe per arsyet e tyre natyrisht, qe dmth padashje, i fryne kesaj empatie publike. Thelbi i shkrimeve te Kajsiut gjate ketyre koheve, qe ishte nje si thirrje, mund ta permbledhin: mos e simpatizoni Berishen!
        Por, kjo shpeshtesi shkrimesh ka marre hov keto kohe; jemi 1 vite e gjysem larg zgjedhjeve te pergjithshme. Te njejten gje Kajsiu pat bere edhe ne vitin 2012; nje vit para zgjedhjeve qe sollen ne pushtet Ramen; thelbi i shkrimeve identik me te sotmit. Keto qe them jane te sakta; jam nje lexues i rregullt i opinionisteve me te njohur qe dy dekada.
        Tani, shkakun e kesaj sjelljeje nuk e di; vetem mund te spekulojme. Spekulimin po e bej ne kete menyre:
        – Ben Blushi, ish-politikan qe nuk ka patur ndonje perfolje per korrupsion sa ishte ne politike (megjithese socialist), shkrimtar, gazetar, analist i njohur; shok e mik i Bushatit tone te Lapsi-t; qe pat bere buje me ato ligjeratat e tij anti-korrupsion ne Kuvend kur ishte deputet; ne e meritojme – thoshte Blushi – qe te vije populli me hunj ketu ne salle dhe te na nxjerre perjashta… kulmi i ndershmerise, meqe e futi edhe veten tek abuzuesit, duke sublimuar keshtu modestine! Ky zoteri, kaq i ndershem dje – sot eshte zhytur deri ne fyt ne qenefin e korrupsionit; dhe cfare qenefi pa: ate te inceneratoreve…
        – Arian Vasjari, analist i njohur, i konsideruar si i pavarur, dhe me te drejte se denonconte korrupsionin e rilindasve te Rams dhe vete ate, dje kjo – sot hesht; hesht si fija e barit; hesht si fija e barit, sepse eshte caktuar nga Rama, Konsull ne Bari…
        – Mustafa Nano, shume i njohur si analist, edhe ky i konsideruar i pavarur ( me nje dashamiresi te sforcuar ky cilesim), megjithe patologjine e tij ekstreme per Berishen, qe coku thoshte ndonje gje edhe ky per korrupsionin e socialisteve, edhe kjo dje – sot hesht; hesht, se eshte caktuar nga Rama, Ambasador ne vend pellumbash, ne Zvicer…
        Nuk besoj qe Kajsiu te jete burre me i mire se Blushi, Vasjari, Nano.
        I thashe keto, se te besosh ne ndershmerine e ketij soji njerzish, eshte mision thjesht i pamundur; sado zemren e madhe ta kesh per te pasur mundesine qe mos te te humb besimi perfare.

    1. Kajsi kajsiçari e nis për ramën por fajin e ka saliu!

      Të sëmurë nga urrejtja janë plot si kajsi kajsiçari! I fryu 50 vjet urrjetjes partia dhe enveri.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

    1. Ky bytha pjerdh “Bershizmi ne kartine socialiste” Kur dihet qe parti nuk por ka nje hajdut e tradhtar ne krye te vendit me vota te vjedhura, kaq, Ok pjeshka kanalisti i kanalit.?

  2. Ish-deputeti: ‘Rithemelimi’ si strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik,por shpellkaret e cecenet e tij qe e mbeshteten keto dy vite nuk e rruajn se cfare po i ndodh liderit serb salih berisha,te gjithe e kane lene rrugeve te tirones si Gezim Kulufi dikur,kete shpellkare nen ze thone qe shyqyr qe erdhi kjo dite qe salihu te shperblehet per ate qe mbolli per 30 vjet,tani ketij trimi serb i ka ngelur vetem te vrase veten kur del ne konferenc per shtyp live dhe pastaj bota do ta vlersoj.ndihmojeni plakun serb salih qe te shkoje ne parajse dhe argita mer partine e rithemelimit.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

  3. Sahanlepiresi Kajsi qe ne kete shkrim gjoja per Partine Socialiste permend 14 here fjalet Berishe dhe

    berishizem, nuk ka pse shqetesohet per “berishizimin” e Partise Socialiste, pasi PS eshte parti qe ka

    lindur ne vitin e larget 1941 tre vjet para se te lindte berisha dhe nuk ka nevoje te marre modele pasi

    eshte mjaft e konsoliduar ne “ideologjine” e saje qe eshte KORRUPSIONI dhe URREJTJA NDAJ POPULLIT

  4. Berisha në këto momente ka nevojë ose për njerëz që janë me të, ose për kundërshtarë si SPAK. Nuk ka nevojë për ndërmjetës që shfrytëzojnë vendimin e SPAK dhe i vënë kushte qeverisë për të shitur Berishën.

    Ndaj Bardhi e ka më lehtë të thotë ne do votojmë kundër Berishës, ose kundër SPAK, dhe të jetë i nderuar me Berishën. Kurse kjo që kërkon pazar nga Rama për të shitur Berishën, e armiqëson dhe me Berishën, dhe me parimet e një opozitari, që nga një anë kërkon të luftohet korrupsioni, dhe nga ana tjetër ka opsion mbrojtjen me votë të hajdutëve në shkëmbim të një pazari.

  5. Teksa një pjesë e vogël e deputetëve të tij përplaseshin sot me punonjësit e gardës, Berisha u shfaq më i vetmuar se kurrë.

    Ai është duke kaluar “dimrin e vetmisë së madhe”, pushtetit nuk i duhet më, sepse dëmi që i shkaktoi opozitës është i parikuperueshëm për një kohë të gjatë, demokratët e kanë braktisur, sepse i tradhëtoi shpresat dhe besimin e tyre, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj tij

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

  6. Foltorja, Rithemelimi, Revolucioni, PD-ja, opozita, bota paralele që ju ka bërë të besoni, nuk ka ekzistuar kurrë. Ka qenë vetëm lufta për ta bërë ëndërr, këtë realitet që po ndodh sot: I vetëm dhe i kërrusur drejt verdiktit të Drejtësisë!

    Po shkoj puna deri te burgu, askush të mos ketë merak. Aty kanë Edi Ramën që krijon kushtet më të mira. Njësoj si për të vetët, edhe për opozitarët

    1. Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

  7. Masa e sigurisë, Berisha: Pas vendimit të Parlamentit do pranoj të gjithë procedurën,serbi salih filloje te shurroje neper studiot e tv nga frika qe ai ka pasur,ka dhe do kete deri kur te ngordh,tani do filloje te dhjese pa e kuptuar cfare po i ndodh,serbi salih berisha po korr ate qe ka mbjellur ne gjithe jeten e tij dhe cdo gje po i kthehet mbrapsht.populli po i tregon vendin ketij krimineli te lindur.

  8. Nuk është problemi qe Berisha nuk e njeh demokracinë, por nuk e pranon. E ka pasur frikë drejtësinë që në kohën e komunizmit. Jemi në një situatë shumë të dobët nga ana e intelektit politik. Kemi një PD që është ndërtuar për të shpëtuar Saliun dhe jo Shqipërinë.

    Berisha tani është në vështirësi të madhe sepse është marrë masa e arrestit.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

  9. Ky dardha dhe kur bën një refleksion për PS tani që ata janë zhytur në llum dhe për qenë dhe ky nga ata që vonë kujtohen për të thënë diçka kur kanë folë vetëm në mbështetje do ngacmohet prapë me teorinë Berishiste që egziston në kokën bosh të këtij kaqoli e kaqolave të tjerë. Në PS or dardhë mbizotëron Enverizmi që në genet e PK e PP. E vetmja rrymë që ka egzistuar e egziston ne mendjet e sëmura të ati grupimi antidemokratik e antishqiptar.

  10. Do doja të bëja një postim për kajsinë e papjekur por të tërheq vëmendjen tufa e patronazhistëve që nuk i referohet asaj pjese që kajsia merret me rilindjen që aq shumë e duan si enveristë që janë. Janë të kënaqur që thonë gënjeshtra dhe të pranojnë që të gjitha veprimet kundër Berishës do t’i kishte zili dhe diktatori juaj i shumë dashur Enveri. Dhe në neodemokracinë Edviniste po përsëritet përsëri persekutimi i opozitës. Sepse diktaturat këtë qëllim kanë. Eleminimin e asaj dhe juve ju ngazëllen të jeni pjesë e asaj si dikur. Qënia juaj është e pandarë nga vrasja e çdo gjëje. Jeni të lindur të tillë sepse etërit tuaj kanë qenë të tillë. Ju as e doni e as pranoni demokracinë!!!

  11. Pjeshka foli serish dhe per ta bere absolute problemin sipas saj te “Berishizmit” dhe aludimeve negative si e keqe e madhe fare,po fare ne kete vend,ha mut po me tepri e tepri pa limit kunder tij dhe demokrateve dhe na thote pjeshka se po degradon edhe ps si pd !!!!!!O afrika te shpartallofte bythen o kurve e keqe,o ligesi e gjalle !Partia Socialiste eshte Parti Bande kriminale,nje grup,bije te eterve monstruoze qe asgje te mire nuk kane bere ne kete vend,per shqiptaret,per ty po se te kane palluar pafund me zezake e zhigolo qe mbajne ne ahure per vete dhe per sojin tend !
    Edi Rama lis,o moterqire,qenije e peshtire,edi rama eshte nje kriminel ordiner,vrases e hajdut i pacipe.Mallkimi i tere historise europiane,ne daç edhe nga sa eshte krijuar si fise apo çte duash ti,ka nje emer,edi rama.
    Nje monster politike,pervers,ordiner,kriminel,hajdut,i pafe,i paburre,mashtrues i lindur,antishqiptar e filoserb i perbetuar,drogaxhi e pederas !
    Pjeshke,modeli i tij eshte antishteti,antivlerat dhe nje nga to dh je ti qe me bythen tende ke shperndare ngado siden,vdeksh siç e meriton e je,ne nje pusete te mbushur me minje,monster.

  12. Burgu i Fatos Nanos shkurtoi ditët në pushtet të PD, arresti i Berishës nuk i luan asnjë orë pushtetit të PS.

    Fatos Nano pas burgut u bë kryeministër, Berisha…

    PS e ktheu burgun e Nanos në kauzë, PD mezi pret burgun e Berishës për t’u çliruar.

    Nano u dënua për korrupsion dhe ju quajt burg politik, Berisha akuzohet dhe rrezikon dënim për korrupsion, pothuaj pa mundësi rehabilitimi

  13. Edhe në këtë rast “luani” që do udhëheqë popullin në revolucion, në fakt sillet si dhelpër për t’u marrë 28 firma deputetëve të vet se ka frikë se ja refuzojnë.

    Ndaj kur të nisni revolucionin kini parasysh dhe këtë “luanin” që do t’u bëjë thirrje përpara mbi Parlament, edhe atë dhelprën që vet do kthejë rrugë e do iki në SHQUP, t’u shikojë nga televizori si do t’u arrestojë policia. Siç bëri me funeralin e Azemit më 14 shtator.

  14. Sipas mender me thënë këtij anal-istit majtist, shqiptarët duhet të shqetësohen se mos ish PPSH e Enverit e drejtuar nga bojaxhiu dymetrosh Rama, paska rrezik se mund të berishizohet .
    Pasi izma e izmat e shumta made in Enveri si imperializmi, revizionizmi etj i demaskoi komunisti i devotshëm Enveri duke e rruajtur e qethur Partinë e Punës, kanë dalë tani kajsistët, pjeshkistët e dardhistët që të mbrojnë komunizmin edvinist nga berishizmi.
    Sipas kajsizmit, nuk do ti falet për jetë të jetëve Berishës që doli me kobure në 21 janar e vrau me dorën e tij “demostrues paqësorë” të engjëllit Rama.
    Nuk do ti falet kurrë Berishës që shkoi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, pronë e mikut të Ramës Delijorgjit, ndezi cigaren në mes të barutit të dedhur kastile nga ai në tokë, që të shpërthente e hidhej në erë fabrika megjithë baxhanakun e tij.
    Ka një parim universal të kriminalistikës :
    Për të gjetur autorin e një krimi, si pistë fillestare e hetimit, është gjetja e personit që i interesonte të ndodhte ai krim.
    Pra duhet të shtrohej pyetja , kujt i interesonte vrasja e protestuesve e shpërthimi i Gërdecit, Berishës e Bashës apo Edvinit e Gramozit ?
    Llogjikisht që këtyre dy të fundit , pasi dy të parët ishin në pushtet e së paku do të mernin përgjegjësinë morale.
    U vranë në Washington gjatë sulmit në Kapitol katër veta mbështetës të Trumpit.
    Nuk kemi dëgjuar që drejtësia amerikane të ketë hetuar Biden si president për ato vrasje , por është akuzuar e hetuar Trump.
    Jo shumë larg nga tragjedia e Gërdecit, ndodhi në një rrugë të Manhatenit në New Jork, një shpërthim nga bombolat e oksigjenit që shkaktoi shkatërimin e dy-tre pallateve shumëkatëshe e me vitktima të shumta.
    Nuk dëgjuam që drejtësia të arrestonte apo qoftë të hetonte kryebashkiakun e New Jorkut e jo më presidentin e SHBA për ate fatkeqësi.
    Si thotë Rama ?
    Përgjegjësia është individuale e jo kolektive.
    Përse pra “individi” Rama si kryeministër nuk paskej faj për aferrat e shumta korruptive të qeverisë që drejton, e Berisha i paskej të gjitha fajet, edhe për gardistin socialist Malaj, edhe për mikun e Ramës Delijorgji ?
    Këto duhet të na i shpjegojë anal-isti Kajsi

  15. Nese Kajsiu, po te perkthehet ne tironcen normal del: Une nuk jam GEJ,por suma,m’ka honger dhe m’ha perhere!!!

  16. Ajo u mor në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

    Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit.

    Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.Byrektorja e salihut eshte futur ketu te lapsi me komente te dy tre duarve per te krijuar coroditje,por te henen e mbrapa do shkruani ndryshe o byrektore

    1. More , more çfarë lajmi po na jep.
      Sipas teje Berisha paskej krijuar një grup terrorist me të gjithë kushërijtë e Enver Hoxhës, për ti rënë më qafë demokratit patriot , vëllait të Vuçiçit, Edi Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *