• |
ide | kryesore

Si menaxherët e futbollit po marrin pushtet financiar: FIFA raporton komisione rekord mbi 800 mln dollarë

Sport
menaxherët



Ai që është duke u mbyllur ka qenë një vit rekord për menaxherët e lojtarëve në mbarë botën. Në fakt, nga “Raporti vjetor i FIFA-s për menaxherët e futbollit në transfertat ndërkombëtare”, del se shpenzimet totale për komisionet e menaxherëve nga klubet, në botë, kanë arritur nivele të paprecedentë. Bëhet fjalë për një shpenzim total prej 888.1 milionë dollarësh dhe një rritje prej 42.5% krahasuar me 12 muaj më parë (623.2 milionë dollarë). Në vitin 2014 shpenzimet totale për menaxherët u përcaktuan në 239 milionë. Pra në një dekadë shifra është pothuajse katërfishuar, sa për të kuptuar pushtetin që po marrin menaxherët.

Pjesën e luanit edhe këtë vit (me 86.6% të shpenzimeve globale) e kanë bërë klubet evropiane. Por raporti nxjerr në pah edhe bumin në merkaton e Arabisë Saudite, e ngjitur në vendin e katërt në renditjen e kampionateve individuale.

Lexo më tejShifrat e çmendura të Premier League, fotografohen fletëpagesat e Sterling e Iwobi: i kishin lënë në makinë

Një renditje që sheh Premier League të dominojë me 280 milionë dollarë. Shpenzues për menaxherët janë edhe italianët. Serie A është në vendin e dytë me një shpenzim total prej 115.7 milionë dollarësh (81.3 milionë për operacionet hyrëse dhe 34.4 për transfertat në dalje).

RENDITJA E KAMPIONATEVE

ANGLIA: 280 milionë dollarë
ITALIA: 115,7 milionë
GJERMANIA: 89 milionë
ARABIA SAUDITE: 86 milionë
PORTUGALIA: 60,9 milionë
SPANJA: 52,9 milionë
FRANCA: 42,2 milionë.

Për herë të parë, klubet e futbollit të femrave shpenzuan më shumë se 1 milion dollarë për shërbimet e menaxherëve të klubeve – diçka më pak se 1.4 milion dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *