• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pasi u dënua me 4 vjet burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
Mcgonigal



Kur doli nga gjykata që e dënoi me 4 vjet burg dhe 40 mijë dollarë gjobë, Charles McGonigal ish-shefi i FBI-së shoqërohej nga bashkëshortja, Pamela. Vetë Charles McGonigal u përlot përpara togave të zeza, ndërsa e shoqja i tha gjykatës se ambicia e burrit të saj e “dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij”.

Por gjykatësja tha se veprimet e McGonigal kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Gjatë kohës kur kryente aktivitetet e paligjshme, McGonigal kishte edhe një të dashur në Nju Jork. Ishte pikërisht Allison Guerriero, e cila u bë denoncuese kryesore e aferës së McGonigal.

McGonigal duhet të vetëdorëzohet përpara 26 shkurtit për të kryer dënimin me burg, ndërkohë që në shkurt do të marrë dënimin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuari kryesor është kryeministri Edi Rama.



2 Comments

  1. Pse nuk flet ambasade amerikane per implikimin e kryeministrit tone ne kete ceshtje ?!!!

    Ketu kemi te bejme me nje ndikim te drejteperdrejte te mafiozeve ne Tirane ne dem te nje qytetari (te korruptueshem) amerikan me pozicion te larte ne vendin e tij dhe si rrjedhim te vete shtetit amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *