• |
ide | kryesore

“Klasikja” rrezikon ta çojë -14 nga kreu: Tirana gati për betejë me Vllazninë, kryesuesit tentojnë arratinë

F1, Sport
Klasikja



Dy ndeshje sot e tre të dielën kompletojnë javën e 17 të Kategorisë Supeirore. Luhet për kreun e renditjes, me sfidën në distancë mes Egnatias e Partizanit, luhet edhe për mbijetesë me derbin Erzeni-Teuta. Natyrisht vëmendja është te Klasikja e futbollit shqiptar, ku Tirana rrezikon vendin në Final Four në Klasiken me Vllazninë.

Mes Egnatias e Partizanit ata që kanë llogaritë më të vështira janë rrogozhinasit që duhet të përballen me Dinamon. Dy kryesuesit luajnë jashtë shtëpisë, me Partizanin që zbret i pari në fushë, i impenjuar në 13.30 në Kukës, me synimin për të lënë pas serinë e 5 barazimeve. Skuadra e Nicës është vërtetë e rrezikuar me 17 pikë, por vjen gjithashtu nga tre barazime. Një ndeshje me shumë thumba që mund të jetë një pengesë më e vështirë se ç’duket për të kuqtë që duan të mbajnë nën presion Egnatian. Rrogozhinasit kanë avantazhin se transferta e tyre është e tillë edhe për Dinamon, duke qenë se luhet në “Niko Dovana”. Mehmeti nga ana tjetër, nuk dëshiron të heqë dorë nga Final Four, që për momentin është vetëm 3 pikë larg.

SUPERIORE, JAVA E XVII

16/12/23
Kukësi          13 : 30 Partizani
Dinamo        17 : 00 Egnatia
17/12/23
Tirana           13 : 30 Vllaznia
Erzeni           13 : 30 Teuta
Skënderbeu 17 : 00 Laçi

Klasikja e futbollit merr gjithë vëmendjen e javës së 17, me dy skuadrat që zbresin në fushë të dielën në 13.30. Tirana jo vetëm është e shkëputur nga dy të parët, -11, por rrezikon vendin në katërshe, kur përballë të kenë Vllazninë. Kuqeblutë vijnë nga një sukses i rëndësishëm 3-1 me Dinamon, që mund të jetë edhe pika e kthesës në një sezon të trazuar për ta. Osmani, me gjithë luhatjet e rezultateve të shkodranëve, është vetëm 3 pikë larg vendit të katërt. Sigurisht kjo nuk thjeshton sfidën me Tiranën, në vetvete e komplikuar edhe pa asnjë objektiv.

Në të njëjtën orë derbi mes Erzenit e Teutës është shumë i rëndësishëm, sidomos për të besuarit e Martinit që duan t’i largohen vendit të fundit dhe të mos lejojnë shkëputjen e rivalëve direkt. Javën e 17 e mbyll sfida në Korçë ku Skënderbeu synon parakalimin e Tiranës ose të paktën mbajtjen e vendit të katërt, kur përballë të jetë Laçi i parafundit, por në emergjencë për pikë. Bardhekuqtë, pavarësisht mungesës së stabilitetit të rezultateve janë duke bërë një ifugrë të mirë me performanca të rëndësishme. Gvozdenovic tani kërkon suksesin me bardhezinjtë, që në fazën e parë i mundën 2-0.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *