• |
ide | kryesore

Mbyt ‘Nëndetsen’, Egnatia kampion dimri me një javë avancë: “E meritojmë vendin ku jemi”

Sport
Egnatia



Kampion dimri me një javë para mbylljes së gjysmës së kampionatit. Egnatia mposht 1-2 Dinamon, ngjitet +5 nga Partizani dhe mund të përqendrohet krejtësisht në Superkupën e Shqipërisë në 20 dhjetor, kundër të kuqve. Zejnullai kaloi në avantazh rrogozhinasit, që u arritën nga Zabërgja. Në fund vendosi Isgandarli, që i dha tre pikët Tetovës.

“Ndeshja e sotme ishte e vështirë dhe e bukur. Mendoj se e kemi merituar pozicionin ku jemi. Por janë akoma edhe dy ndeshje dhe nuk duhet të kënaqemi me kaq – tha Edlir Tetova pas ndeshjes, duke u fokusuar te Superkupa -. “Jemi munduar që gjatë këtyre javëve të kishim 2-3 lëvizje në formacion për t’i dhënë pushim lojtarëve. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të shtrëngojmë dhëmbët. Të mërkurën do të jetë një spektakël i bukur, do të luajnë dy vendet e para. Të fitojë më i miri”.

Lexo më tejMurataj dënon Partizanin, humb penallti në minutën e 101′: protesta e tifozë në fushë në Kukës

I dëshpërtuar ndërkohë Mehmeti, që pa të tijtë të pësojnë humbjen e dytë radhazi pas asaj me Vllazninë: “Skuadra është e brishtë se nuk ka besim te vetja – shpjegoi tekniku i Dinamos -. Ishim pothuajse dominues në fund dhe duhej të kërkonim më shumë besim. Skuadra duhet të ketë besimin te vetja kundrejt çdo kundërshtari. Më mungon një lojtar në të djathtë dhe nuk kam dublues. Janë gjëra që ndikojnë, por nuk janë justifikim. Nuk është se zbres skuadrën poshtë, i kërkoj të shkojnë lart, por në situata të veçanta, skuadra humb ekuilibrin dhe nuk kanë besimin e duhur”, sqaroi Mehmeti pas humbjes 1-2 nga Egnatia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *