• |
ide | kryesore

Triumfi i Super League, Andrea Agnelli citon U2: “Deri në fund… love football”

Sport
Agnelli



“Deri në fund”. E ndjekur nga një pjesë e tekstit të një kënge të U2, ‘Where The Streets Have No Name’. E në fund “dua futbollin”. Kështu Andrea Agnelli ka dashur të komentojë në Twitter vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për Super League. Kënga e grupit irlandez është një thirrje e ndjenjës së lirisë: “Dua të vrapoj, dua të fshihem, dua të prish muret që më mbajnë mbyllur…”. Ish-presidenti i Juventus ka qenë një nga promotorët e projektit të Super League që nga prilli i vitit 2021 së bashku me Real Madrid dhe Barcelona.

Lexo më tej: Super League feston: “Monopoli i UEFA-s mbaroi, futbolli është i lirë”

“Monopoli i UEFA-s duhet thyer për t’u dhënë klubeve një të ardhme të qëndrueshme financiarisht. Një e ardhme ku klubet nuk rrëzohen nëse nuk arrijnë të kualifikohen një herë në garat europiane. Ky është një problem për çdo klub. Me një pasiguri të tillë, nuk është e mundur si klub të marrësh vendime afatgjata të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse unë jam për një sistem kampionati në futbollin elitar europian, me mundësi më të mëdha financiare dhe sportive për çdo klub”, tha Agnelli pas lamtumirës së tij me Juventus në një intervistë me Gazeta holandeze ‘de Telegraaf’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *