• |
ide | kryesore

Fitoi 5-0, habit Osmani: “Skuadra nuk është aty ku dua”. Gvozdenovic kritikon lojtarët

Sport
Osmani



“Jam i kënaqur edhe pse në pjesën e parë nuk ishim në nivelin e duhur. Në pjesën e dytë me shënimin e golit të dytë u bë me lehtë. Me sulme të shpejta e kundërsulme arritëm maksimumin”. Qatip Osmani e sheh gotën gjysëm bosh, pavarësisht 5-0 me të cilën Vllaznia shkatërroi Skënderbeun. Tekniku sidoqoftë mund t’i gëzohet fitores së tretë radhazi dhe një vendi të tretë të pamenduar pak javë më parë. “Jo plotësisht skuadra është ku dua, për shkak se në ndeshjet e fundit kemi humbur zotërimin e topit. Megjithatë, ishim në një situatë ku duhet të ndryshonim diçka dhe me një dy pasime të vinim te goli”.

Osmani pastaj u kthye pas në kohë, për të përforcuar konceptin: “Në fillim kur erdha insistoja në presing dhe lojën një për një. Por nuk patëm rezultate dhe morëm dy humbje të rënda. Ndryshuam pozicionet e lojtarëve dhe kjo u vërejt sot në pjesën e dytë ndaj Skënderbeut. Kur nuk shkon diçka duhet të ndryshon dhe kur ke lojtarë të shpejtë duhet topi në hapësirë. Ekipi ka nevojë për ndonjë freski në merkato”.

Lexo më tej: Video/ Gruda ‘keqtrajton’ Skënderbeun: Vllaznia e transformuar e mbyll vitin me ‘manita’

GVOZDENOVIC: “NUK I KUPTOJ KËTO GABIME”

“Sot nuk ishim mirë, shumë dobët. Nuk i kuptoj golat, 4 gabime elementare. E çuditshme si morën golat, por urime Vllaznisë dhe bravo për fitoren”. Ivan Gvozdenovic ka mbetur pa fjalë, pas 5-0 me të cilën Skënderbeu i tij doli i shkatërruar nga Shkodra. Serbi kritikon lojtarët e tij, por mundohet të ruajë ekuilibrin: “Shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi, vetëm Egnatia në vend të parë që ka shumë fitore. Golat nga gabime elementare, nuk e kuptoj fare si ka mundësi. Ky është futbolli, dhe ka vend që të kritikohemi”, mbylli komentin e tij të shkurtër tekniku i korçarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *