• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje të pakta shiu

Lajme, Të fundit
moti, Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje shiu lokale



Orët e para të mëngjesit paraqiten me vranësira të dendura në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Parashikohet që nga orët e pasdites dhe në vijim të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar momente me pika shiu në të gjithë territorin e vendit, por orët e vona të natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje dëbore ku më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në vend duke bërë që të jenë në sasi disi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rënie pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -2°C deri në 7°C. Era do të fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV paraqitet nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24 orëshit duke gjeneruar reshje dëbore të cilat më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore të territorit të MV. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga territori i MV. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe veriperëndimor.

Europa

Prezenca e një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të Europës do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në gadishullin skandinav sie dhe vendet e Europës lindore duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. Po ashtu alpet e Europës si dhe zonat përreth tyre paraqiten me dëbore dhe temperatura të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *