• |
ide | kryesore

Video/ Atletico thyen Sevilla me 10 lojtarë: Llorente ngjit Simeonen në vendin e tretë

Sport, Video
Atletico



Në rikuperimin e javës së katërt të La Liga, Atletico Madrid mposht 1-0 Sevilla e arrin Barcelonën në vendin e tretë me 38 pikë. Colchoneros imponohen falë një goli në fillimin e pjesës së parë nga Llorente, që shënoi pas një krosimi të larguar nga mbrojtja andaluziane. Të besuarit e Diego Simeone rezistuan pastaj pavarësisht të kuqit në minutën e 70′ për Soyuncu. Skuadra e Sanchez Flores mbetet në kuotën 16, +3 nga zona e rënies nga kategoria.

Me shumë vuajtje, Atletico Madrid mposhti 1-0 Sevilla në rikuperimin e javës së katërt të kampionatit, që tashmë nuk ka asnjë ndeshje të prapambetur. Një sukses thelbësor, sepse vlen vendin e tretë në renditje. Colchoneros dhe andaluzianët anuluan njëri-tjetrin në pjesën e parë me pak raste. Shansin më të mirë në fillim e pati Morata, por u ndal nga portieri Dmitrovic.

Lexo më tejAtletico sfidon Inter, Simeone komenton shortin: “Më pëlqen shumë si luajnë. E dua fort Inzaghin e Zanettin”

Në pjesën e dytë sfida u zhbllokua menjëherë. Pas vetëm 38 sekondash, Llorente pasoi në qendër për ish-lojtarin e Juves, mbrojtja andaluziane e largoi por sërish në këmbët e Llorente, që e bëri rezultatin 1-0. Ndeshja dukej se mund të ndryshonte në minutën e 70′. Soyuncu, i cili kishte hyrë në vend të Kokes pak minuta më parë, ndërhyri keq nga pas ndaj Ocampos. Arbitri i tregoi të verdhën, por, i thirrur në VAR, ndryshoi mendim, duke e përjashtuar. Atletico me dhjetë lojtarë, pavarësisht sulmit të andaluzianëve, rezistoi. Një sukses i rëndësishëm për Simeone, që kalon në +3 nga Bilbao i vendit të pestë dhe arrin Barcelonën. Në kuotën 16, ndërkohë, Sevilla, që nuk është në gjendje të bëjë hapin drejt shpëtimit dhe mbetet +3 nga Celta Vigo, i treti nga fundi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *