• |
ide | kryesore

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë po ndodhë veçanërisht pas sulmit terrorist serb, më 24 shtator në Banjskë të veriut të Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj duke folur për situatën e sigurisë në Kosovë, thekson se rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia mund të jetë permanent.

Diplomati shqiptar thekson për KosovaPress, se vitin tjetër do të sjellin edhe 40 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it.

Ambasadori Malaj ka thënë se aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në kuadër të misionit të NATO-s, në Kosovë është mbi 100.

“Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt kemi mbi 100 ushtarë në Pejë dhe në komandën e KFOR-it. Kam pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm ku do në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Mendoj se KFOR-i po e bënë këtë, ka rritur forcat dhe prania e saj në veri të Mitrovicës ndjehet më shumë, pikërisht duke parë edhe rrezikun, por nga ana tjetër edhe duke pasur idenë e tyre për të zbatuar sa më mirë misionin që ata kanë në Kosovë. Ne do të sjellim sërish trupa në vitin tjetër.

Kështu Shqipëria edhe në vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. Ne në vitin tjetër do të sjellim edhe 40 forca”, deklaron Malaj.

Diplomati Malaj ka komentuar edhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia po planifikon sulme të reja”.

“Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti i cili është mirë i organizuar pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent.

Prandaj, duhet bëhen disa hapa dhe siç e tha edhe kryeministri jonë (Edi Rama) para disa ditësh, që Serbia me pas të vendos për të normalizuar këtë marrëdhënie. Nuk mund të shkojmë askund duke pasur vetëm konflikte. Patjetër që dialogu ka sjellë marrëveshje, ato kërkojnë zbatim të dy anshëm. Në rastin konkret Kosova ka bërë atë që duhet dhe po bën hapat e duhur për këtë gjë”, thekson Malaj.

Krerët shtetëror kosovarë vlerësojnë rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditë më parë në takimin e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor ka informuar liderët evropianë, siç ka thënë ajo mbi rrezikun që vjen nga Serbia për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

Gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein, ka thënë këto ditë se siguria në Kosovë po përkeqësohet dukshëm dhe NATO po e shton praninë e saj në pranverë, edhe me ndihmën e Bundeswehr-it – forcat e armatosura të Gjermanisë.

Po ashtu Instituti amerikan Robert Lansing ka shprehur shqetësime për sulme të reja nga Serbia në Kosovë, veçanërisht pas incidentit të 24 shtatorit. /Telegraf



2 Comments

  1. ATO QE SERBIJA,VEPRON NE DUKJE NUK ESHTE CFAR SERBIJA KA VERTET NE PLAN TE BESUESHEM PER TE QE I GARANTON ATE CFAR PRETENDON thotë:

    CILI ESHTE PLANI SERB ,PER KOSOVEN PAR NGA KENDVESHTRIMET, DESHIR, MUNDESI, FUNKSION,PRAKTIKISHT ,KUR CDOKUSH BINDET QE MUNDESIT NUK PERMUSHIN QELLIMIN ,RUN QELLIMIN PER TE GJETUR MUNDESIT, DHE KUR BINDET SE NE MENYRAT QE NDJEK NUK FUNKSIONON ,BEN LOJEN E LLERPRES PER TU DUKUR SIKUR,,,,,PER TA MBAJTUR GJENDJEN NE TENCION TE LART,,DHE KRAHAS KESAJ ,AJO LLOGARIT ,ZHVILLIMET QE VIN, APO TE KRIJOJE ZHVILLIME INTERESI PERMES ,POLITIKAVE AGJENTURAVE PERKRAHJEVE,POR TE GJITHA KETO I FRENON KONKURENCA INTERESIT ,DHE UNITETI TIJE ERDHI KOHA QE BOTA SERBIT TI THOJE TROC TY SI SERBI ISHTE NJE KOHE INTERESI DHE TE KRIJUAM AKSIDENTALISHT NE TROJE SHQIPTARE TI DUHET ZHBEHESH DHE TROJET SHQIPTARE PAVARSISHT POPULLSIS DUHET KALOJN NE ADMINISTRIM SHTETIT AM , JU AS NUK MUND TE KONKURONI AS BENI ASIMETRI POR TE RRINI URT DHE LLOGARISNI VETEM MBIJETESEN ME SHUM MUND DHE DJERS IKU KOHA QE JU TE JETONI ME PASURIN E TJERVE ME KAQ SERBI RRIN SI QINGJI SERBE DUHET TE SBERTHEHEN NE LAKURIQSIN QE KAN JO TE VEPROJN DHE LIHEN TE FSHIHEN SERBET ME FAKTE PER NJE SHEKULL JAN TREGUAR SHTET TERRORIST NDAJ KOMBIT SHQIPTARE,KJO FORME NUK DO FUNKSIONOJNE ME ASKUSH ME SKA SHANCE TI MBAJ SHQIPTARET PA ZHVILLIM ME UDHEHEQESA TRALLTAR OPA ZHVILLIM TE MBYTUR NE BORXHE VARUR SHPOPULLUAR DHE ME MBIVENDOSJE INTERESI , KJO FORME NUK LEJOHET TOLEROHET DHE PRANOHET ME NGA ASKUSH PERDERI SA ESHTE NJE VEPRIM KUNDER RRYMES PER DOMOSDOSHMERIT E KETI SHEKULLI KEQARDHJE PER DISA QE MENDOJNE NJEJT SI PERPARA NJE SHEKULLI SI TANI QE ASGJE NUK JUA PERMBUSH AT QELLIM VECSE I FUNDOS NE SHKATRRIM DHE PERGJEGJSI

  2. Ah do i dergoj Rama brigadat, si Enver Milladini, kur dergoi dy brigada Partizane , brigaden e 5 dhe 6-te nen komanden e Shefqet Pecit dhe Ramiz Alise, ku keto brigada ndihmuan Narodna Odbranen ( mbrojtjen popullore ) Serbe , kunder vllezerve Kosovar .

    Janar 1945 Mitrovice , leter derguar Enver Hoxhes
    Ramiz Alia : Shoku Enver, ketu armiku ( Shqipetaret e Kosoves , se Gjerman nuk kishte ne ate date ne Kosove ) eshte me i eger , ne bashkepunim dhe me ndihmen e Partizaneve Jugosllav , po i korrim vllezerit tane Shqipetare , situata eshte e ndere , kudo ka vrasje .

    Kjo eshte letra e Ramiz Alise, derguar Enver Kriminelit , nga Mitrovica .

    E dini ju ne Shqiperi. , se cfare kan bere brigadat e Enverit ne Kosove !? .

    Te njejten gje deshi ta beje edhe Rama me Vucic , por deshtuan , sepse tash jemi shtet , e jo Krahine e Jugosllavise , dhe aleatin e kemi tjeter , ka mare fund epoka , kur lideret e Shqiperise ne kurriz te ne Kosoves mbanin pushtetin me Jugosllav dhe Serb , dhe nje gje ta Ken te qarte Komunistet e Jugut te Allbanise , se dita e Xhafer Deves , po vjen , nuk eshte large , si me 1943 Shqiperia Etnike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *