• |
ide | kryesore

Inter, titull kampion e pastaj…falimentim? Skenari apokaliptik i argumentuar nga ‘Il Giornale’

F1, Sport
Inter



Muajin e kaluar gazeta autoritare amerikane The Athletic kishte hetuar situatën delikate financiare të Inter. Ata zbuluan një panoramë që s’ishte aspak qetësuese për tifozët zikaltër. Një situatë e njohur, por që shumëkush shpresonte se mund të zgjidhej falë shitjeve, fitoreve, rikapitalizimeve apo sponsorizimeve milionere.

Sot në gazetën lokale Il Giornale është publikuar një analizë e mëtejshme e arkës së klubit milanez. Skenari i paraqitur nga gazeta është edhe më i keq se ai që përshkruan amerikanët.

INTER, ARKAT ‘QAJNË’: AFATI I FUNDIT NË MAJ?

Klubi zikaltër i kryesuar nga Steven Zhang ka rreth 800 milionë borxhe dhe titulli i mundshëm kampion mund t’i paraprijë falimentimit. Këto janë përfundimet e nxjerra nga Il Giornale, duke analizuar situatën financiare të Inter. Gazeta milaneze shkruan: “Nga njëra anë është një Inter i pari në renditje në Serie A, që vjen nga një finale e humbur e Champions kundër Manchester City. Nga ana tjetër, një bilanc që është një humnerë e thellë, aq i pabalancuar sa të krijojë frikë për të ardhmen e një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit në Itali. Në mes të gjithë kësaj, është shqetësuese të mësosh për kompensimin e paguar për 10 anëtarët e bordit (ku përfshihen Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta). Për vitin financiar 2022/2023 ata morën pak më pak se 1.9 milionë euro, që është e pavend krahasuar me një humbje prej 85.4 milionë euro”.

Lexo më tejThe Athletic bën llogaritë e Zhang te Inter: 329 milionë euro për tu kthyer deri në maj

Situata është shqetësuese: “Numrat që na bëjnë të frikësohemi më shumë për të ardhmen e zikaltërve janë shkruar në blogun e kontabilistit dhe auditorit Luca Marotta”, lexohet më tej në artikull. “Edhe pse kompania ka ulur kostot 11.8%, me 465.5 milionë, megjithatë i është dashur të regjistrojë një rënie të të ardhurave (-3.2%) për vlerën e 425.5 milionëve. Kjo do të thotë se çekuilibri ekonomik mbetet dhe projektohet edhe në të ardhmen. Humbjet, në fakt, i shtohen një situate shumë të rëndë të borxhit: 807 milionë, edhe pse në rënie nga 881 milionë të një viti më parë. Një frymëmarrje, jetike për vazhdimësinë e shoqërisë, kanë qenë shitjet e Brozovic (Al Nassr për 17.5 milionë) dhe Onana te Manchester United (për 50.2 milionë)”.

ÇFARË MUND TË NDODHË?

Shumë, ose ndoshta gjithçka, do të vendoset në maj të vitit të ardhshëm: “Krisjet po shumohen dhe së shpejti mund të çojnë në një pikë thyerjeje që duket e pashmangshme. Në janar 2022, në fakt, një obligacion 415 milionë u emetua me maturim në vitin 2027, me një interes të përbindshëm prej 6.75%. Kinezët e Suning, që kontrollojnë klubin përmes Grand Toëer, duhet të gjejë një mënyrë për të shlyer kredinë prej 275 milionë eurosh nga fondi kalifornian Oaktree deri në afatin e majit 2024. Fondi si garanci ka kërkuar të gjitha aksionet e klubit. Duke pasur parasysh këto shifra, pronësia kineze duhet të ndërmarrë një rritje të fuqishme të kapitalit për të ribalancuar një situatë që në afat të gjatë mund të detyrojë librat të çohen në gjykatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *