• |
ide | kryesore

“Te Manchester City puna mbaroi”: Guardiola ‘tërbon’ merkaton e trajnerëve

Sport
Guardiola



Pep Guardiola ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester City. E megjithatë, fjalët e tij në prag të sfidës me Everton dhe pas fitores së Botërorit për Klube hapin derën e një lamtumire të bujshme nga Citizens pas 8 sezonesh plot suksese dhe triumfe të paharrueshme.

“Kënaqësia do të mbetet për atë që kemi bërë, por realiteti, përditshmërinë… duhet t’a bëjmë përsëri. Futbolli të jep disa gjëra dhe të heq të tjera – shpjegoi tekniku katalanas -. Jam më se i lumtur dhe i kënaqur me atë që kemi arritur dhe me mënyrën se si e kemi bërë për shumë vite. Mendoj përsëri për 5 titujt e Premier, 4 Kupat Carabao, FA Cup dhe të gjitha gjysmëfinalet ku kemi konkurruar shumë mirë. Por është bukur të shohësh të pesë trofetë tani dhe njerëzit që bëjnë fotografi. Atëherë e kupton sasinë e punës dhe angazhimit që është pas tyre”.

FJALË LAMTUMIRE

Spanjolli i ka dhënë hapësirë edhe ndjesive personale pasi fitoi gjithçka. “Është bukur, kam ndjesinë se puna ka përfunduar vërtet. E kisha menduar kur fituam Champions, por më pas Superkupën nuk e kishim, Botërorin për Klube nuk e kishim. Tani kemi gjithçka. Tani është koha për të shkuar të blejmë një libër dhe të fillojmë të shkruajmë përsëri historinë tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”.

Lexo më tej: Video/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

KONTRATA NJË PROBLEM

Guardiola ka një kontratë shumë të pasur me Manchester City deri në vitin 2025, me vlerë 22.4 milionë euro. Shifër që e vendos atë në vendin e dytë ndër trajnerët më të paguar pas Diego Simeone, që merr shumën mahnitëse prej 34 milionë eurosh te Atletico. Një mal me para që ngushton përfundimisht listën e të interesuarve. Duke përjashtuar skuadrat e tjera angleze dhe Real Madrid, të cilin Guardiola ka pohuar se nuk do ta drejtojë kurrë, në Evropë vetëm PSG mbetet me mjetet dhe burimet për të paguar rrogën e katalanasit. Nuk përjashtohet as një aventurë në stolin e një kombëtareje, por në këtë rast trajneri spanjoll do të duhet të rishikojë shumë kërkesat e tij financiare.



1 Comment

  1. Po mër pep po!
    Harxhon për vit nga gjys miliardë euro me super lojtarët më të mirë dhe tu desh arbitri ndihme vjet për champions league

    Je një trajner medikër mezi merr botën 8.
    Shko bëj ekipe vogla fituese apo finaliste, mos u mburr me ekipe gjigande që në gjysfinale shkojnë vetë pa pas nevoje për trajner, edhe di mateo mori champions league me çelsin, por me 1 vit ne stol dhe me zero investim si trajner, ndersa ty tu deshen 8 vjet dhe 5 miliardë euro investim për atë kupë

    Futbolli do jetë më mirë pa ty shko andej nga arabia ose amerika boj noi lek për katalunuyan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *