• |
ide | kryesore

Berisha: Kërkesa ‘arrest shtëpie’ është dëshmi e tmerrit të Ramës, kjo më pëlqen shumë

Lajme, Të fundit
sali, Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë me gazetarë komentoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar gjykatës ku përveç arrestit shtëpiak, i kërkon që të mos ketë kontakte.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Po pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër, dy gjëra së pari se cili është Eid Rama, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Havzi Nela këtë kishte, vargun. Në këtë aspekt, askush nga unë nuk e ka përdorur këtë akuzë ndaj Edi Ramës. Në qoftë se Edi Rama do ta kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do t’ia kishte përmendur. Thellë në bindjen time nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin. Por, përderisa ky nuk e ka denoncuar dhe përkundër para dy vitesh tha është pak e dyshimtë ajo firma. Në pamje të parë, burrë i pashëm, elegant por me kulturë terroristi.

Këtij mund t’i thoshte t’i falim jetën se ishte poet. Disa anëtarë të presidiumit popullor nuk kanë firmosur. Edi Rama nuk distancohet, prandaj e përmend. Arsyeja e dytë është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë dhe kjo më pëlqen. Nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, kam qëllim betejën. Përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do t’i provojë. Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës. Kuvendin nuk e kanë për gjë këta. Sigurimi i Shtetit ishte mbi Kuvendin”, tha Berisha.



2 Comments

  1. Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet,po rreshqet si serbi salih dhe serbi vucic te dy kane te perbashket milloshevicin,salihu e ka takuar ne oher milloshevicin,vucic i ka sherbyer me vite,salihu iku per lesh,vucic drejt ikjes.Shiko endrra salih po fillon oshilacioni personal salih shto dozen e Haloperdolit qe ti shtysh dhe ca muaj gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *