• |
ide | kryesore

McKennie e ‘përplasja’ kulturale me italianët… për makaronat me domate, pesto e pulë

Sport, Video
McKennie



Bota është e bukur sepse është e larmishme. Njerëzit janë të ndryshëm, siç janë kulturat e popujve të shumta që përbëjnë planetin. Weston McKennie, mesfushori amerikan i Juventus, e ka konfirmuar edhe një herë këtë koncept. E jo vetëm kaq. Duke treguar një anekdotë të këndshme për një pjatë të veçantë me makarona, ai theksoi gjithashtu se cilat janë, në këndvështrimin e tij, kufizimet e mentalitetit italian. Tërheqës, por jo shumë “i hapur”.

MCKENNIE: “NË ITALI KA NJË MENTALITET TË MBYLLUR”

Lojtari i Juventus ishte i ftuar në episodin e dytë të 19F Podcast: “A e kam vuajtur kalimin nga Shtetet e Bashkuara në Itali? Po dhe jo. Sepse nga njëra anë më pëlqejnë italianët dhe mënyra e tyre e të bërit të gjërave. Por, nga ana tjetër, këtu ka një mentalitet tepër të mbyllur. Pjesërisht edhe mund të pranohet sepse është e drejtë të ruhen traditat, por nga ana tjetër duhet të jemi më mendjehapur ndaj inovacionit”.

MCKENNIE E MAKARONAT ME DOMATE, PESTO E PULË

Për të dhënë një ide më të qartë të mendimeve të tij, McKennie tregoi një histori specifike: “Unë do t’ju jap një shembull. Ndonjëherë ha makarona me domate, pesto dhe pulë. E të gjithë këtu në Itali më thonë: “Sa e neveritshme! Ej, po nuk mund të hash një pjatë të tillë”. Por askush nuk më ka thënë: “Pa ta provojmë”. E kjo është e gabuar, sepse ata kritikojnë pa e provuar kurrë. Ty mund të mos të pëlqejë diçka, për shembull kjo pjatë, por nuk mund të gjykosh nëse nuk e ke shijuar apo provuar. Ky është një problem i mentalitetit italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *